'Luftë' në PD, Harxhi: Bashës i është refuzuar viza nga SHBA-të, çuditem pse nuk e kanë shpallur ‘non grata’! Është më i dobët se kurrë, PD-në e ka marrë peng
Edith Harxhi dhe Lulzim Basha
Një deklaratë të bujshme ka bërë para pak minutave kandidatja për kryetare të Partisë Demokratike Edith Harxhi. Ai ka thënë se para disa vitesh Lulzim Bashës i është refuzuar viza në SHBA.
“Po, po, është e vërtetë. E kam informacion të sigurtë. Ju e keni parë dhe vetë. Nuk ju ka ardhur habi që ai nuk po shkon më në Washington, nuk e keni pyetur veten? Sepse i është refuzuar viza. madje habitem pse s’ka ndodhur e kundërta, pse s’e kanë shpallur non-grata. Nuk do të çuditesha nëse kjo gje do të ndodhte,”- tha Harxhi.
Harxhi tha se Partia Demokratike nuk është pronë e Lulzim Bashës.
"Lulzim Basha është më i dobët se kurrë sot. Gara ime është me të sepse unë dua pronën që kam vënë një gur themeli. Dhe sot PD është peng nga Lulzim Basha dhe ne do t'ia marrim", vijoi ajo.
Duke cekur çështjen e listës së anëtarësisë, Harxhi tha se kjo është një çmenduri.
"Imagjinoni sikur Edi Rama të mbante për vetë listën e zgjedhësve", tha ndër të tjera Edith Harxhi.
Deklarata e fortw e Edith Harxhit vjen pasi gati 10 ditë më parë Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli “non grata” ish-kryeministrin dhe ish-presidentin, Sali Berishën dhe familjarët e tij, me argumentin se në funksionin si kryeministër i Shqipërisë, ai është përfshirë në akte korruptive si keqpërdorimi fondeve publike dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale, dhe pasurimin e aleatëve politik përfshi familjen në kurriz të konfidencës publike të qeverisë shqiptare dhe institucioneve.
Nga ana tjetër kandidatja për kryetare te PD Edith Harxhi ka dorëzuar sot një kërkesë në Komisionin e Apelimit të PD drejtuar nga Arben Ristani lidhur me rregulloren e brendshme mbi modalitetet për zgjedhjen e kryetarit të ri. Rregullorja e miratuar nga kryesia ditën kur u aprovuan dhe kandidatët për kryetar sipas Harxhit është e pavlefshme sepse ajo duhet të miratohet nga Këshilli Kombëtar. Në përgjigjen e tij Ristani thotë se gjykata e partisë nuk është funksionale, pasi është zgjedhur vetëm kryetari dhe jo anëtarët e tjerë pavarësisht kërkesës së bërë nga ai. Mungesa e komisionit të apelit, thotë Ristani nuk mundëson të drejtën statuore të shqyrtimit të apelimit.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.6%
-
Pak
9.4%
-
Aspak
74%
Vota total: 181
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha flet me nostalgji për Enver Hoxhën: Në regjimin e tij pasuritë ishin të shtetit, kurse sot të këtyre hajdutëve (vetë i pandehur për aferën 'Partizani')
24 Janar, 21:52
-
A do bashkohen partitë e reja? Kulluri: Jemi të hapur! 3 arsye pse jo me PD-në! Shabani për përplasjen Qori-Lapaj: Luftë egosh
24 Janar, 20:13
-
Pret vulën e PD në rekurs, Lulzim Basha ‘blen’ parti për 11 majin! E regjistruar që prej '95-ës, Konservatorët i ‘dorëzohen’ Koalicionit Euroatlantik (DOKUMENTI)
24 Janar, 20:03
-
Sherri në PD, Kara: Berisha po bën Primare me vulë të vjedhur, po kërkon alibi për humbjen e zgjedhjeve! Kuçana: Të gjithë drejtuesit e partisë t’i nënshtrohen garës
24 Janar, 19:05
-
Afera 'Partizani'/ SPAK i jep leje Berishës që të mos paraqitet të hënën e 3 shkurtit: Do udhëtojë në Gjermani, e ka ftuar CDU
24 Janar, 16:34
-
Primaret/ Dorëhiqet kryetarja e degës së Himarës: Sipas udhëzimit të partisë, mora vendimin të konkurroj! Kjo, e vetmja rrugë
24 Janar, 15:14
-
Lulzim Basha ‘huazon’ parti tjetër për zgjedhjet, Gjykata e Tiranës: S'ka kërkesë për regjistrimin e Endri Hasës si kryetar të ndonjë partie
24 Janar, 11:55
-
Ndryshime në Kod për votën e diasporës, Krashi kritika: Pas 4 muajsh, u kujtuam që e kemi bërë gabim! Shehi: S’e çan dot pushtetin, ‘tasin e supës’ e kanë PS e PD
23 Janar, 22:25
-
Spahiu: Berisha refuzoi votën elektronike, që komisionerët e PD-PS të vjedhin votat e partive të reja! Vota e Diasporës s'është e fshehtë, do kompromentojë zgjedhjet
23 Janar, 21:54
-
Berisha thërret të deleguarit e PD për Tiranën dhe u mban fjalim të gjatë për... 2 ditët e qeverisjes së Trump! Nuk harron edhe Sorosin
23 Janar, 20:06
-
Ylli Pata: Pse po i mënjanon Berisha krerët e degëve të PD?
23 Janar, 19:59
-
Lulzim Basha ‘huazon’ parti tjetër për zgjedhjet/ Edmond Stojku në Report Tv e mohon t'i ketë dhënë logon: Ne nuk jemi në shitje
23 Janar, 19:44