Luftëtarët e ISIS në Shqipëri? Reagon për herë të parë Rama: S’ka asgjë të vërtetë, zero!

A do të strehojë Shqipëria ish-luftëtarët e ISIS? Kjo është tema e ditës në media dhe qarqet politike kryesisht të opozitës, lidhur me një plan të mundshëm të financuar nga vendet e Bashkimit Europian, ndërsa thirrja që i është bërë qeverisë është ajo e transparencës dhe detajimit nëse një skenar i tillë ekziston realisht. Ishte deklarata e kryeministrit bullgar, Boyko Borissov gjatë një konference për sigurinë në Tiranë pak ditë më parë, e cila "trazoi ujërat" e politikës shqiptare. 

Por në një reagim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë që të gjitha zërat. Në replika me një qytetar në Facebook, i cili e pyet në lidhje më këtë çështje Rama thotë se kjo është e pa vërtetë, zero, por sipas shefit të qeverisë kjo histori tregon se në çfarë katandie është opozita inekzistente e këtij vendi.

Qytetari: “Z.Kryeminister…reagoni me shpejte dhe prere per gjerat sensitive si kjo qe po lakohet ditet e fundit per qendrat e ISIS, mos lejoni te perpunohet opinioni”.

Edi Rama: “E kemi sqaruar qe eshte nje fantazi e kthyer ne akuza dhe s’ka asgje te vertete, zero, por tregon se ne cfare katandie eshte opozita inekzistente e ketij vendi”


Por edhe më herët Qeveria ka sqaruar këtë çështje përmes një deklarate për mediat nga Këshilltari i Sigurisë në Kryeministri, Sandër Lleshi, i cili bëri me dije se nuk ekziston asnjë lloj ideje apo kërkese për të krjuar një kamp për ish luftëtarët e ISIS në Shqipëri.

“Keto opinione qe i referohen nje fraze te perdorur nga kryeministri Borisov, jane krejt pa lidhje me subjektin te cilit shefi i qeverise bullgare i’u referua ne prononcimin e tij.  Bëhet thjeshte fjale per Qendren e Koordinimit kunder Ekstremizmit te Dhunshem, qe ishte edhe organizatorja e konferences nderkombetare te para pak diteve, ku mori pjese edhe kryeministri i Bullgarise. 

Shqiperia ka propozuar kthimin e kesaj qendre ne nje qender rajonale, per te kryer analiza, vleresime, studime, shkembim informacioni si edhe programe te perbashketa kunder ekstremizmit te dhunshem. 

Por kjo qender as nuk eshte, as nuk mund te jete dhe as nuk i ka shkuar kurrekujt ne mendje qe te kthehet ne nje repart grumbullimi te ish-militanteve te ISIS-it”. 

Thuhet në deklaratën e Sandër Lleshit, këshilltar i kryeministrit për sigurinë

Kryeministri i Bullgarisë Boyko Borissov gjatë vizitës në Tiranë javën e kaluar u shpreh se vendet e Ballkanit Perëndimor dhe kryesisht Shqipëria duhet të mbështeten nga vendet e BE. Ai foli për ngritjen e një qendre për luftën kundër ekstremizmit në Tiranë.

Egoizmi i disa vendeve europiane duhet të kapërcehet ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, por sigurisht qenë këto vende duhet të ketë edhe reforma. Takimi i sotëm tregon pikërisht që Shqipëria bën përpjekje. Unë besoj se ne duhet të mbështesim këtë qendër për luftën kundër ekstremizmit. Vendi më i bukur i botës është më i varfër dhe më i prapambetur. Elita politike duhet të marrë mësime dhe të punojë më mirë.

Boyko Borissov, Kryeministri i Bullgarisë

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • nona: 10/06/2018 21:26

    Z.KRYEMINISTER ju dhame voten me bimdje se do te na e rregullosh pak jeten nga vuajtjet e stergjata te atyre qe e lane kete pune ne ke zot e je bij nene puno per keta femije qe po rriten me shume siklet e shume stres ne kete vend qe e quajme atdhe. puno sa nuk eshte vone te rregullush jeten njerzve e bekimet e tyre kane vlere me shume se miljona leke qe mund te marresh nga pune te pista ne kurriz te tyre.leri pazaret me boten ne kurriz te vendit as europa nuk na duhet me cmime si ky qe po na tmerron kur e lexojme duke na sjelle teroriste . ky popull ka nevoje per tu punesuar e per tu shkolluar jo per terrorise .

    Përgjigju
  • Toni: 10/06/2018 16:20

    Mir bani ti pranoni se e kemi te sigurt integrimin e shqipris ne vitin 2075 se do na qujn vend terroristash .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja