'Luftëtari Arnaut', Serbia blen tablonë me temë shqiptare! Ironia e Lames: Vuçiç nuk vajti me çorape në kokë ta vidhte në Londër

Vëmendja e munguar e institucioneve shqiptare, për të bërë të vetën përmes blerjes, artin që ka tematikë shqiptare është bërë objekt kritike nga studiuesi Artan Lame, i cili ka reaguar në mediet sociale.  Për hapjen e diskutimit, Lame është ngacmuar  nga shitja në shtëpinë e ankandeve Sotheby të Londrës në 9 nëntor, të pikturës në vaj të artistit serb Paja Jovanoviç.

Tabloja është e njohur si “Luftëtari Arnaut” ose bashi-bazuk, siç janë quajtuar ushtarët e rekrutuar nga Perandoria Osmane në Serbi dhe Shqipëri. Piktura është shitur në vlerën 70 000-100000 paund anglez dhe siç dikton Lame, është blerë nga shteti serb (përkatësisht Muzeu i Beogradit). 

Kjo, sipas tij, për shkak të neglizhencës së shtetit shqiptar dhe pasivitetit të shoqërisë civile për tema të tilla, pasi siç shprehet me ironi

“Nuk vajti Vuçiç me çorape në kokë ta vidhte në Londër për ta çuar në Beograd”.

Paul ose “Paja” Jovanoviç, është një piktor i njohur i shekullit të XIX-të. Tablotë e tij, veçmas ato me subjekte malazeze dhe shqiptare, si luftëtarë dhe bashi-bazukë,  janë vlerësuar nga koleksionist anglezë e ata amerikanë.

S.G//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 14/11/2023 04:22

    Z.Lame,cfare e kujton Shqiperine ti,Republika Popullore e Kines?! Kina po interesohet per te mbledhur cdo gje qe ka te beje me kulturen,historine,artin dhe etnografine e saj dhe antikuareve kineze u ka vajtur cmimi tani me mijera e miliona dollare ne tregun e ankandeve.Taneve po u shemben mure kalash e kishash,afreskeve fetare po shuhen ngjyrat,ikonat e vjedhura ne vite nuk po i kerkon njeri ne Interpol,ura monument po shemben,mbetje arkeologjike shihen ca me sy te njerkes e ca me te nenes kur i rrezikon betoni i pallateve dhe ti mendon qe shteti te shpenzoje aq para per te blere nje pikture mbi te cilen kemi te drejte njelloj si ne per imazhin qe paraqitet,si serbet per autorin?! Ne cilen galaksi jeton zoteri?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?