Nuk mjafton merkato dhe emrat e mëdhenj, por duhet zemra në fushë.
 
Partizani e nisi me humbje fazën e tretë të kampionatit, pasi u mposht në Gjirokastër nga Luftëtari me rezultatin e pastër 2-0.
 
Ramadani në pjesën e parë dhe Abazaj në të dytën shënuan dy golat e fitores për ekipin e Luftëtarit, ndërsa Partizani largohet akoma më shumë nga objektivi për titullin kampion.
 
Skënderbeu iu fal një goli të Jashanicës 4 minuta nga fundi për të marrë tre pikët përballë Flamurtarit.
 
Laci mposhti Korabin 1-0 në Elbasan, ndërsa Tirana humbi në Durrës 1-0 duke thelluar problemet pas bojkotit te tifozeve.

Kujtojmë që Kukësi fitoi dje me Vllazninë.
 
Kukësi kryeson me 39 pikë, i ndjekur nga Partizani dhe Skënderbeu me nga 35 pikë.


dy.b/shqiptarja.com