Lufthansa Industry Solutions blen kompaninë AMD në Shqipëri

Lufthansa Industry Solutions ka blerë sëfundmi shoqërinë Applications Management Development (AMD), me seli në Tiranë. Kompania shqiptare që ofron shërbime në fushën e teknologjisë së informacionit, do të njihet në të ardhmen nën emrin Lufthansa Industry Solutions. Drejtori i përgjithshëm i Lufthansa Industry Solutions  Bernd Apel, u shpreh se kjo kompani ndjek një strategji  te qëndrueshme rritjeje me qëllim përbushjen e këkrkesave gjithnjë e më shumë në rritje për shërbimet e IT, ndërsa shtoi se synimi është zgjerimi i kompanise brenda dy ose tre viteve.

“Ne e kemi krahasuar Shqipërinë me vende të tjerë të Evropës juglindore. Potenciali këtu është shumë mirë. Targeti ynë është të kemi vendndodhjen këtu, dhe punonjësit tanë të jenë pranë shtëpisë së tyre, dhe ndërkohë të angazhohen përmes Lufthansa Industry Solutions në komunitetin e IT në Evropë. Brenda dy ose tre viteve synojmë të zgjerojmë kompaninë tonë në Shqipëri” shtoi z. Appel pas pyetjeve dhe interesit të gazetarëve. AMD u bë pjesë e Lufthansa Industry Solutions me një ceremoni ku morën pjesë drejtues të kompanisë Lufthansa, anëtarë të kabinetit qeveritar, përfaqësues të Kuvendit të Shqipërisë, përfaqësues të trupit diplomatik, rektorë të universiteteve publike dhe private, gazetarë dhe drejtues të mediave, punonjës të AMD, etj. Kjo ceremoni u përshëndet nga Ministrja e Financave dhe Ekonomisë znj. Anila Denaj dhe Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, të cilët vlerësuan maksimalisht praninë në Shqipëri të Luftansa Industry Solutions, si një degë e një prej brandeve më të suksesshme jo vetëm të Gjermanisë por tashmë të një rangu botëror, Lufthansa.

“Fusha juaj është një aset i madh dhe synojmë bashkë me ju ta bëjmë edhe më atraktive Shqipërinë. Jemi në mbështetje të punës suaj. Faleminderit për prezencën tuaj në Shqipëri” tha Ministrja Denaj. “Ky investim është shumë i rëndësishëm për vendin tonë. Ne kemi njerëz të rinj të suksesshëm, në Shqipëri dhe jashtë saj, të traunuar deri në Silicon Valley. Jam i sigurt që ky investim do jetë i suksesshëm dhe tërheqës për këta të rinj të përgatitur të vendit tonë. Prezenca e Lufthansas këtu është cilësi. Më vjen mirë që asistoj në një cilësi për vendin tonë” tha ndër të tjera Ministri Majko.

Ky biznes do të vazhdojë të drejtohet nga Uëe Fischer, Drejtori i Përgjithshëm aktual i kompanisë. AMD tashmë si një pjesë e Lufthansa Industry Solutions, synon të bëjë pjesë të stafit të rinj të talentuar të diplomuar në fushën e teknologjisë së informacionit, programimit që synojnë të ndërtojnë një karrierë të suksesshme ndërkombëtare në Shqipëri. Lufthansa Industry Solutions është një kompani që ofron shërbime në fushën e teknologjisë së informacionit si edhe integrime sistemesh. Kjo degë e Lufthansës ndihmon klientët e saj me transformimin digjital të kompanive të tyre. Klientët e Lufthansës përfshijnë kompani si brenda ashtu edhe jashtë Grupit Lufthansa, si dhe më shumë se 200 kompani që operojnë në fusha të ndryshme të biznesit. Kompania është e bazuar në Norderstedt dhe aktualisht ka rreth 1,600 punonjës në selitë e saj në Gjermani, Zvicër dhe SHBA.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena