Sulmet ajrore kundër shtetit islamik të Irakut dhe Levantit, të intensifikuara gjatë 2 ditëve të fundit, kanë ndihmuar luftëtarët kurdë të fitojnë terren në qytetin sirian të Kobanit. Sipas Reuters, fushata e intensifikuar e ushtrisë amerikane po bëhet gjithnjë e më efektive për shkak të sulmeve ajrore dhe tokësore në bashkëpunim me luftëtarët kurdë, nga ku janë vrarë të paktën 32 militantë vetëm gjatë 48 orëve.
Bombardimet ajrore të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara janë përqendruar rreth qytetit sirian të Kobanit, ku luftëtarët kurdë përleshen çdo ditë me ata të ISIS për të marrë kontrollin e qytetit. Ky lajm vjen pasi presidenti amerikan Barack Obama, në një video konferencë me liderët europianë, ranë dakord mbi nevojën për të ndalur përparimin e militantëve të ISIS në Irak dhe Siri.
Forcat ajrore kryen 18 sulme mbi objektivat e ISIS duke shkatërruar 16 ndërtesa. Beteja për Kobane konsiderohet si një provë e madhe nëse vala e sulmeve ajrore të koalicionit mundet të mposhtë xhihadistët e ISIS në Siri. Një ditë më parë, flamuri i zi në një kodër të Kobanit u rrëzua falë sulmeve të SHBA-ve dhe koalicionit. Po ashtu, të njëjtat sulme janë kryer edhe në Irak, ku ISIS ka konfiskuar sipërfaqe të mëdha toke.
/Shqiptarja.com