Luftimet e ashpra në Sudan, shkojnë rreth 200 viktimat! Grupet e armatosura sulmojnë shtëpinë e ambasadorit të BE-së

Ambasadori i BE-së në Sudan, Aidan O’Hara është sulmuar në shtëpinë e tij në kryeqytetin e vendit Khartoum. Lajmi bëhet i ditur nga BBC, ku shkruhet se pas ambasadorit të BE është sulmuar edhe një autokolonë diplomatike amerikane por fatmirësisht pa patur të lënduar.

Përshkallëzimi i dhunës në Sudan ka arritur kulmin duke shkaktuar rreth 185 persona të vdekur dhe 1800 të plagosur pas tre ditësh luftimesh me sulme ajrore, bombardime dhe përplasjeve me armë zjarri.

"Ky veprim ishte i pamatur, ishte i papërgjegjshëm dhe sigurisht i pasigurt," tha Anthony Blinken për gazetarët.

Sudani është përfshirë prej ditësh nga luftimet vdekjeprurëse midis forcave rivale në luftën për pushtet të dy gjeneralëve të ushtrisë. Rreth 200 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 1,800 janë plagosur në tre ditë luftime në Sudan, sipas OKB-së. Qyteti ka parë sulme ajrore, granatime dhe zjarr të rëndë me armë të vogla.

Si ushtria ashtu edhe një grup paraushtarak i quajtur Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF) pretendojnë se kontrollojnë vendet kryesore në Khartoum, ku banorët janë strehuar për t’u mbrojtur nga shpërthimet. Ministri i Jashtëm irlandez Micheal Martin konfirmoi se zoti O'Hara nuk ishte i plagosur.

Ai e përshkroi sulmin si një shkelje të rëndë të detyrimeve për të mbrojtur diplomatët. Martin e përshkroi ambasadorin si një diplomat të shquar irlandez dhe evropian që po i shërben BE-së në rrethanat më të vështira.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:00
Blinken: Një autokolonë diplomatike e SHBA në Sudan është sulmuar me breshëri plumbash

1680879122_hgfdsa.JPG

Një autokolonë diplomatike e SHBA-ve u qëllua nga person të armatosur që besohet se janë të lidhur me milicinë e Forcave të Mbështetjes së Shpejtë Sudaneze në Khartoum.

Lajmin e konfirmoi ditën e sotme sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken i cili tha po ashtu se nga sulmi nuk kishte pasur të plagosur.

Të paktën 100 plumba me breshëri u qëlluan drejt autokolonës së ambasadës së SHBA gjatë sulmit, sipas mediave të huaja.

Blinken tha në një konferencë shtypi në fund të samitit të ministrave të jashtëm të G7 në Japoni se automjetet në kolonë kishin targa diplomatike dhe mbanin flamuj amerikanë.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen