Luftimet në Nagorno Karabak, presidenti armen thirrje " Largoni Turqinë nga konflikti"

Luftimet në Nagorno Karabak, presidenti armen thirrje

Foto ilustruese

Edhe pse deri tani janë nënshkruar dy marrëveshje armëpushimi, më 20 tetor vazhduan luftimet ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit në lidhje me rajonin e shkëputur të Nagrono Karabakut.

Luftimet e së martës vijnë pavarësisht thirrjes së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që palët të respektojnë armëpushimin e arritur.

Përshkallëzimi i dhunës në Nagorno Karabak ka rritur frikën se konflikti mund të zgjerohet me përfshirjen e Rusisë dhe Turqisë.

Në një intervistë për France 24 kryeministri armen theksoi edhe njëherë rolin negativ të Turqisë në përshkallëzimin e konfliktit, mes palëve.

Ajo që po predikoj nuk është përfshirja e Rusisë dhe nesër e Iranit dhe një palë e tretë dhe në fund  të bëhet situata mes Armenisë dhe Azerbajxhanit dhe Kaukazit,  një Siri tjetër. Ajo që po them këtu është se në vend që të flasim për përfshirjen e Rusisë, ne duhet të flasim për përjashtimin e Turqisë, e cila ka një rol krejtësisht shkatërrues këtu”, tha presidenti armen Armen Sarkissian.

Zyrtarët në Nagorno Karabak, një enklavë separatiste në Azerbajxhan që kontrollohet nga armenët etnikë, raportuan për bombardime të reja mëngjesin e 20 tetorit. Po ashtu zyrtarët thanë se luftimet janë intensifikuar veçanërisht në pjesën jugore të zonës së konfliktit.

Konflikti në rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut ka rritur frikën se mund të shkaktojë një krizë humanitare, teksa qindra persona janë vrarë në luftime.

Deri tani nga zyrtarët në zonë raportohen se 729 ushtarë dhe 37 civilë janë vrarë gjatë luftimeve.

Azerbajxhani tha se 61 civilë janë vrarë dhe 282 janë plagosur, por ende nuk pranon të publikojë të dhëna për numrin e ushtarëve të vrarë.

Nagorno Karabak, ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Azerbajxhanit, por që nga viti 1994, ky rajon është nën kontrollin e armenëve etnikë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja