Luftimi i kanabisit nga ushtria, Vasili:
Kriminaliteti, serioz dhe shqetësues

Luftimi i kanabisit nga ushtria, Vasili:<br />Kriminaliteti, serioz dhe shqetësues
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka dalë kundër qëndrimeve të ministrave socialistë në qeveri, Mimi Kodheli dhe Saimir Tahiri sa i takon ndërhyrjes së ushtrisë për të luftuar kultivimin e kanabisit.

Vasili e cilësoi kanabisi si fenomen kriminal shqetësues dhe serioz. 

Besoj se gjithmonë kur flitet për një fenomen kriminal siç është kanabisi duhet të jemi vetëm shumë serioz dhe shumë të shqetësuar”, ka thënë Vasili.

Pak ditë më parë, ministrat socialistë Kodheli (e Mbrojtjes) dhe Tahiri (i Brendshëm), replikuan madje dhe me tone ironizuese me kolegun e tyre aleat në qeveri, Ylli Manjani, i cili tha se nëse do të ishte e nevojshme, duhet të dalë edhe ushtria në terren për të luftuar kultivimin e kanabisit.

Manjani e cilësoi këtë dukuri tejet shqetësuese, por ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli reagoi duke thënë se kur bëhet fjalë për çështje të tilla, duhet të jemi serioze.

“Siguria është një çështje serioze, kështu që edhe FA janë serioze. Kur flasim për gjëra serioze, duhet të jemi seriozë. Në demokraci secili bën punën e tij dhe gjërat janë të ndara”.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s’do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, “kalbja mediatike” e Tiranës infektoi Prishtinën

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, “kalbja mediatike” e Tiranës infektoi Prishtinën