KORÇË- Lajmi i trishtë se gjyqtari i Korçës, Maksim Qirjazi humbi jetën nga COVID-19 në moshën 65-vjeçare në kryeqytet ku ndodhej i inturbuar prej 10-ditësh, u bë me dije mëngjesin e sotëm.

Ai ishte dërguar në Tiranë për shkak të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore por fatkeqësisht nuk ia doli të fitonte betejën me koronavirusin.

Maksim Qirjazi, vuante nga sëmundja e obezitetit, ndërsa ende nuk është bërë me dije nëse kishte marrë dozat e vaksinës anti-COVID.