Luftë mes Indisë dhe Pakistanit?/ Acarohen mardhëniet mes dy vendeve

Luftë mes Indisë dhe Pakistanit?/ Acarohen mardhëniet mes dy vendeve

Tensionet mes Indisë dhe Pakistanit janë acaruar shumë pasi forcat ajrore Indiane kanë bombarduar një kamp ku dyshoheshin se strehoheshin terroristë.

Sipas burimeve forcat indiane kanë hyrë në territorin e administruar nga qeveria pakistaneze duke pretenduar se kanë vrarë disa persona. Deklaratat u përgënjeshtruan nga zyrtarët pakistanezë të cilët u shprehën se bombardimi u bë në një zonë të pabanuar. Gjithashtu ata shprehen se dënojnë ashpër futjen e forcave indiane në territorin e Pakistanit.

Mediat ndërkombëtare shkruajne se në kufi të dy vendeve ka përplasje me armë mes tyre mes tyre. Ndërkaq sipas burimeve autoritetet pakistaneze me në krye Kryeministrin Imran Khan, kanë zhvilluar takime me gjeneralët e vendit ku u shpreh se k deklaratat e Indisë për goditje të një kampi të trajnimit të terroristëve janë pretendime të paqëndrueshme dhe të rrezikshme pwr paqen mes dy vendeve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?