Lugina e Patokut ‘magnet’ për vendasit e të huajt! Fundjavë në perlën e bregdetit shqiptar

Laguna e Patokut, po kthehet në një destinacion gjithnjë e më të preferuar për turistët vendas dhe të huaj. Me bukuritë e saj natyrore, dhe biodiversitetin e pasur kjo zonë po tërheq një numër të lartë vizitorësh.

Përveç vlerave ekologjike, kjo zonë ka tërhequr vëmendjen edhe për turizmin e qëndrueshëm, me restorante tradicionale që ofrojnë gatime të freskëta të peshkut dhe një mikpritje të ngrohtë nga vendasit

"Çdo moment që kam të lirë, kur vij në Lezhë, vij pi ose një kafe, ose të ha një peshk në këtë zonë.

Laguna është vendi më i preferuar. Çmimet janë të volitshme, cilësia e ushqimit, gjithçka", thonë vizitorët. 

Interesi për Patokun po vjen gjithnjë në rritje, pasi edhe shërbimet që ofrojnë dhe çmimet janë konkurruese  thotë operatoret turistik.

“Kemi arritur të presim njerëz nga gjithë anët e botës. Janë të habitur se çfarë vendi është këtu dhe çfarë perle është këtu në Patok”, shprehet Shpëtim Jahja, operator turistik.

Laguna e Patokut mbetet një nga destinacionet më të bukura për ata që duan të eksplorojnë një vend të veçantë dhe të shijojnë harmoninë mes natyrës dhe traditës shqiptare.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 15 Mars, 07:27

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Barcelona shkëlqen, përmbys 2-4 Atleticon në Madrid dhe i merr kreun Realit

VIDEO/ Barcelona shkëlqen, përmbys 2-4 Atleticon në Madrid dhe i merr kreun Realit