Lugina e Preshevës vendos
për bojkot të zgjedhjeve në Serbi

Lugina e Preshevës vendos<br />për bojkot të zgjedhjeve në Serbi
PRESHEVE- Pesë parti politikë në Luginën e Preshevës i kanë “Jo” zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të Serbisë, që pritet të mbahen më 16 mars. Politikanët shqiptarë të Luginës së Preshevës kanë zhvilluar sot një mbledhje që zgjati rreth tre orë për të shpallur qëndrimin e tyre lidhur me këto zgjedhje.
 
Lajmin e konfirmon në një lidhje telefonike për “A1 Report” kreu i Komunës së Preshëvës, Ragmi Mustafa.
 
Sipas Mustafës, qendrimi i pesë partive politike ishte pro bojkotit të zgjedhjeve parlamentare të Servisë, pasi sipas tyre “qeveria në Beograd nuk tregon interes për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve dhe se nuk mund të arrihet asgjë me pjesëmarrje”.

Ndërsa agjencia e lajmeve “Presheva jonë” raporton se partia e deputetit Riza Halimi vazhdon ende të luhatet, duke konfirmuar se të hënën do të marrë vendim të prerë për pjesëmarrje apo jo në zgjedhjet e 16 marsit në Serbi.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Të ardhurat nga doganat për korrikun 25 milionë euro më shumë se vjet, rritet konsumi produkteve të akcizës

Të ardhurat nga doganat për korrikun 25 milionë euro më shumë se vjet, rritet konsumi produkteve të akcizës