Lugina e Preshevës kërkon ndihmë
në Shqipëri për tekstet shkollore

Lugina e Preshevës kërkon ndihmë<br />në Shqipëri për tekstet shkollore
Ende nuk po zbatohet marrëveshja mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Serbisë, për tekstet në gjuhën shqipe të vitit shkollor 2017 -2018. 
 
Në lidhje me këtë problem, Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Jonuz Musliu ,ishte në Kukës,në qytetin e parë të Shqipërisë, për të kërkuar mbështetje në mbajtjen gjallë të arsimimit në gjuhën shqipe për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
 
Marrëveshja konsistonte që ekzemplaret e teksteve shqip ti dërgojë në entet botuese të Sërbisë, si model për prodhimine tyre në mënyrë që të viheshin në zbatim për fëmijet shqiptar.
Por një set tekstesh shkollore nga klasën e parë deri në klasën e nëntë është dhurata e Kryetarit të Bashkisë Kukës, për nxënësit  shqiptarë që mësojnë në Luginën e Preshevës.

Në lidhje me këtë Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Jonuz Musliu ka shprehur mirënjohje për bashkinë e qytetit verilindor dhe shton se:
"Duke ditur problemet në Luginën e Preshevës, duke ditur problemet në tekstet  në Luginën e Preshevës, ne kemi pas një marrëveshjes mes ministrisë  së Arsimit të Shqipërisë dhe asaj të Serbisë, për tekstet shqiptare për vitin 2017-2018. Ja që  do të thotë se nuk u realizua për këtë vit, dhe pikërisht sot erdha për të marrë tekstet si exemplar  këtu në Kukës, duke ju falenderu kretarit të Bashkisë së  Kukësir, sepse ata kërkoni që  të kishin çdo exemplar ta kenë enti i Serbisë, atëherë ne do ua dhurojmë pikërisht këto tekste të Kukësit  dhe do u themi se ne sot i moren këto tekste dhe urdhëroni që tekstet të jene të barabarta".

Ndërkohë Kryetari i Bashkisë Kukës Bashkim Shehu, ka shfrytëzuar rastin t’ju bëj apel qveverive  respektive që të kenë angazhim më të madh për të drejtat dhe liritë themelore të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës .

Bashkim Shehu ,Kryetar i Bashkisë së Kukësit iu bën apel drejtuesëve të Kosovës dhe Shqipërisë të shpejtohet ky process kaq me vlerë për mësimin e gjuhës shqipe në Luginën e Preshevës dhe e cilëson si më poshtë:
 
“Ishte një kërkesë që zoti Musliu sot u paraqit pranë Bashkisë së Kukësit  dhe ne sot në bashkëpunim me drejtusit e drejtorisë arsimore  kemi bërë një listim nga klasa e parë deri në kalasën e nëntë, të të gjithë librave, zyrtarisht të njohura nga ministria e arsimit shqiptar dhe do t’i dhurojmë një kopje zotit Musliu, që ta ketë me vete kur të shkojë atje , zyrtarisht. Përfitoj nga rasti t’u bëjë thirrje Kryeministrit të sapo zgjedhur zotit Haradinaj, Kryeministrit të Shqipërisë zotit Edi Rama dhe kreut të opozitës së Lulzim Bashës.Të shikohet me përparësi për zgjidhjen dhe pajisjen me një dokument zyrtar”.
 
 I pranishëm  në dorëzimin e librave ishte dhe Drejtori Rajonal i Arsimit Skënder Ahmeti, i cili vlerësoi angazhimin e Shqiptarëve në Luginën e  Preshevës ,për të mbajtur gjallë vlerat kombëtare.

Drejtori i Drejtorisë Rajonale Arsimore të Kukësit , Skëndër Ahmeti  e cilëson si emergjente mësimin e gjuhës shqipe në këtë zonë ku jetojnë shqiptarë duke shtuar se:
“Shpresojmë që marrëveshja e nënshkruar mes dy qeverive  midis Kryeministit Rama dhe ish-Kryeministrit të Serbisë, të implementohet sa më shpejt të jëtë e mundur , në mënyrë që dhe fëmijët e Luginës së Preshevës të jënë të njejtë me të gjithë pjesën e tjetër të kombit shqiptar  dhe të mësojnë shqip”

Seti i librave i dhuruar nga Bashkia Kukës, është një sinjal i parë i ndihmave për arsimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës ,duke nxitur edhe kontribute e bashkëpunime  të tjera në këtë fushë.

librat
 
Redaksia Online
N.M/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime