Formimi i institucioneve të Kosovës i ka gëzuar edhe udhëheqësit e Luginës së Preshevës, të cilët shpresojnë se kjo qeveri do të jetë më e fokusuar për të kërkuar të drejtat e shqiptarëve që jetojnë atje.

Madje, sipas tyre, qeveria e krijuar nga dy partitë më të mëdha në Kosovë, do duhej ta kishte një përfaqësues të Luginës së Preshevës, me qëllim të informimit të drejtpërdrejtë me atë se çka ndodh në pjesën lindore të Kosovës.

Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, thotë se për shqiptarët e Luginës së Preshevës bërja e institucioneve të Kosovës me votat e shumicës ka krijuar një siguri, ngase të gjithë andej sytë e mendjet i kanë në Prishtinë.