Superliga shqiptare e futbollit mbylli të hënë javën e pestë dhe tanimë skuadrat dhe stafet po mendojnë për raundin e gjashtë, aty ku është në program derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës.

Të shtunë në orën 20:00 në "Air Albania" luhet ndeshja më e fortë në Shqipëri dhe pritet që stadiumi të jetë destinacioni për mijëra tifozë të futbollit.

Gjithçka nis të shtunën me Skënderbeu - Laçi në Korçë, për të kulmuar me Partizani - Tirana. Të diel Vllaznia pret Bylisin në 17:00, ndërsa në 20:00 luhen AF Elbasani - Egnatia dhe Teuta - Dinamo City.

Pas pesë ndeshjeve të luajtura, Vllaznia dhe Egnatia kryesojnë me dhjetë pikë, ndërsa Tirana dhe Laçi ende nuk kanë shijuar fitoren këtë sezon.

Kalendari i Superligës, raundi 6:

Java 6

Skënderbeu – Laçi                           21.09.2024                17:00

Partizani – Tirana                            21.09.2024                20:00

Vllaznia – Bylis                                 22.09.2024                17:00

AF Elbasani – Egnatia                     22.09.2024                20:00

Teuta – Dinamo City                        22.09.2024                20:00

Renditja