Finalja e Conference League për edicionin 2023-24 do luhet në Athinë. Ky është vendimi i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, që ia ka besuar finalen e eventit të tretë për nga rëndësia Greqisë.
Do jetë stadiumi i inauguruar vetëm disa muaj më parë, ai i AEK-ut të Athinës, "Shën Sofia", që do presë një ndeshje të rëndësishme që vendos trofeun. Në këtë kompeticion në garë janë tetë skuadra shqiptare, teksa në fazën kualifikuese kërkohen grupet, për të shpresuar më pas një vend në 29 maj 2024 në finalen e Athinës.
Kujtojmë se ky do jetë edicioni i tretë i Conference League, me finalen e parë që u zhvillua në "Arenën Kombëtare" në Tiranë dhe më pas në "Eden Park" në Pragë të Çekisë.