Superliga shqiptare e futbollit ka mbyllur javën e shtatë këtë të martë. Tanimë skuadrat po mendojnë për duelet e radhës, me përballjet që janë spostuar në tre ditë. Gjithçka nis të premtë më 6 tetor në orën 14:00 në Rrogozhinë, aty ku Egnatia luan me Dinamon.

Të shtunë në 7 tetor në 14:00, "Klasikja" mes Vllaznisë dhe Tiranës luhet në "Kukës Arena". Të diel në dy orare luhen Laçi - Skënderbeu, Partizani - Kukësi dhe Teuta - Erzeni.

Pas javës së shtatë, kryeson Egnatia me 13 pikë, ndjekur nga Skënderbeu me 12 pikë. Më pas Laçi dhe Tirana, teksa fundi i renditjes është më interesant. Partizani, Erzeni dhe Teuta kanë tetë pikë, ndërsa Dinamo dhe Kukësi me shtatë.

Superliga - Java e 8-të:

E premte 6 tetor

14:00 Egnatia - Dinamo

E shtunë 7 tetor

14:00 Vllaznia - Tirana (Kukës Arena)

E diel 8 tetor

14:00 Laçi - Skënderbeu

18:00

Partizani - Kukësi

Teuta - Erzeni

 

Rezultatet / Superliga - java 7:

Egnatia 0-1 Teuta

Skënderbeu 1-0 Partizani

Kukësi 2-1 Erzeni

Dinamo 1-1 Vllaznia

Tirana 0-3 Laçi

 

Renditja: