Është java e 13 e kampionatit, por sot në Seria A luhet një copëz e titullit. Kjo sepse përballen Napoli me Atalanta-n, ekipet që renditen i pari dhe i dyti në kampionat. Për të besuarit e Spaletti-t është mundësia e arratisjes, ndërsa për bergameskët shansi i artë për të ngushtuar diferencën e pesë pikëve.
Para sfidës të dy trajnerët kanë folur me superlativa për ekipet e njëri-tjetrit, ndërsa ra në sy krahasimi që Spaletti bëri mes Atalanta-s dhe Liverpool-it. Lajmi jo i mirë për Napolin është se pak orë para ndeshjes humbi ‘yllin’ gjeorgjian Kavaratskhelia, ndërsa dihet që Muriel te ekipi i Gasperinit rikthehet në 2023.
Ndërkohë po mbrëmjen e sotme, në orën 20:45, Milan do të presë në San Siro Spezia-n me qëllimin për t’u kthyer te fitoret pas humbjes me Torinon. Duke parë se në orën 18:00 përplasen Atalanta me Napolin kjo për Milanin është një mundësi e artë për të rikuperuar pikë. Madje kjo situatë vjen pak ditë pasi siguroi kualifikimin në fazën me eliminim direkt në Champions League.
Po sonte, por në orën 21:00, në La Liga Barcelona pret në Camp Nou Almerian. Katalanasit së fundmi rikuperuan pikë ndaj Realit kryesues dhe nuk duan ta ndalin këtë trend, sidomos në shtëpi ndaj një kundërshtari që llogaritet i lehtë në letër. Kjo sfidë do të mbesë gjatë në memorian e tifozëve të Barcelonës, pasi mbrojtësi Pique ka lajmëruar se do jetë hera e fundit që vesh fanellën e katalanasve pas një karriere të gjatë me 36 trofe.
Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Bandat survejojnë Policinë, a është ky triumf i krimit ndaj shtetit?
-
PO
55.5%
-
JO
35.5%
-
NUK E DI
8.9%
Vota total: 470
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Juventus dhe Milan 'lënë nam' në shtëpi, Napoli fiton me Romën dhe shkëputet në krye
29 Janar, 22:55
-
Milan katër ndeshje pa fitore, Pioli: Trofeu ynë do jetë prezenca në Champions
29 Janar, 19:03
-
VIDEO/ Kampionët e Seria A turpërohen në Milano, Sassuolo i shënon 5 gola ‘djallit’ të Piolit! Rrezikohet Champions-i
29 Janar, 14:40
-
VIDEO/ Inter përmbys ndeshjen me Lautaron, luan edhe Asllani! Barazojnë Empoli dhe Torino, Atalanta fiton me Gjimshitin në fushë
28 Janar, 22:47
-
VIDEO/ Aksion model me tiki-taka, Barcelona i falet Pedrit në transfertë dhe vijon kryesimin e La Liga
28 Janar, 18:17
-
VIDEO/ Barcelona bën detyrën në udhëtim, fiton derbin katalanas! Mallorca humbet me Muriqin në fushë
28 Janar, 16:10
-
U abuzua seksualisht nga Dani Alves, 23-vjeçarja: Nuk dua para, le të shkojë në burg
28 Janar, 15:56
-
Ndërrimi i pronësisë në verë, ‘Guardia di Finanza’ nis hetim për Milanin! Dyshohet për parregullsi
26 Janar, 14:20
-
Policia gjen prova kundër Dani Alves, kamera trupore filmoi viktimën e përdhunimit
25 Janar, 19:32
-
Barcelona ‘fërkon duart’ nga problemet e Juventusit, 80 mln euro për sulmuesin Vlahovic
25 Janar, 13:30
-
Milani në krizë, Napoli rekord diference pas 19 javësh kampionat! Shkëlqen Hysaj, mediat në Itali: Bëri ligjin në krahun e tij (VIDEO)
25 Janar, 10:46
-
Oreksi vjen duke ngrënë, Xavi: Barcelona kërkon tripletën këtë sezon, nuk na kënaq Superkupa
24 Janar, 22:48