Pas rihapjes së kufijve midis vendeve të BE-së në mënyrë të shpërndarë dhe mbi baza preferenciale, ka reaguar edhe Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio.
Ai tha se ‘Nëse dikush mendon të na trajtojë si lazzaretto (spital ku dikur mbaheshin pacientë me sëmundje infektive) duhet ta dijë se ne nuk do të mbetemi të palëvizshëm. Unë e kuptoj konkurrencën midis shteteve por me kushtin që ajo të jetë e shëndetshme dhe e drejtë”.
Di Maio tha gjithashtu se Italia ka bukuritë unikale dhe nuk ka rivalë për këtë.
Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio tha se do të jetë në një mision në Gjermani më 5 qershor, në Slloveni në 6 qershor dhe në Greqi në 9 qershor.
“Unë do t'u shpjegoj kolegëve të mi se Italia është e gatshme të presë turistë të huaj nga 15 qershori dhe se ne do të veprojmë me transparencën maksimale. Situata e brendshme, të gjitha të dhënat për infeksionet, do të jenë gjithmonë publike. Ne nuk e pranojmë lista e zezë dhe nuk kemi asgjë për të fshehur, përkundrazi. Ne gjithmonë kemi vepruar me përgjegjësi dhe transparencë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë".
Duke filluar nga 3 qershori Italia heq karantinën për udhëtarët nga zona e Shengenit dhe Britania e Madhe. Për pjesën tjetër të qytetarëve evropian, ky detyrim do të bjerë duke nisur nga 15 qershori.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.5%
-
Jo
30.3%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3699
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kryeministri Rama viziton Romën të hënën për prezantimin e ‘Giro d'Italia’! Nuk ka konfirmim për takim me Melonin
10 Janar, 22:02
-
Udhëtonte shpesh mes kufirit Shqipëri-Itali, 27-vjeçarit shqiptar i gjendet dhoma e hotelit e mbushur me kokainë! Merrte makinë me qira për ta shpërndarë
10 Janar, 21:28
-
Itali/ Trafikonte kokainë me postë përmes rrjetit WhatsApp, 30-vjeçari shqiptari kapet dhe me drogë të fshehur në pjesët intime! 50 euro doza
10 Janar, 21:10
-
Vrau me armë ukrainasin e pastrehë tre muaj më parë në Itali, shqiptari arrestohet në Slloveni! Mbante dhjetëra identitete të rremë, i skeduar për krime
10 Janar, 20:43
-
Gonzato takon kryetaren e KLP: Një sistem gjyqësor efektiv dhe i pavarur, rol kyç për të ardhmen e vendit në BE
10 Janar, 16:57
-
Nënshkruhet marrëveshja, sistem i ri i pagesave të shpejta në vendet e Ballkanit Perëndimor
10 Janar, 16:47
-
Pensionet në Itali/ Dhoma e Deputetëve ratifikoi marrëveshjen, Aliaj: Pritet të kalojë në Senat, ja kategoritë përfituese
10 Janar, 14:46
-
Greqia duhet pa kushte në krah të Shqipërisë drejt BE-së dhe pyetjeve që nuk iu përgjigjet kryeministri Mitsotakis dhe tanët
10 Janar, 14:22
-
Zbardhet vrasja e sipërmarrësit shqiptar në Itali, bashkatdhetari pranon krimin: E prita në një zonë të errët, ku s'kishte kamera
10 Janar, 13:19
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Ambasadori italian: Situata shumë konfliktuale, fushata të jetë me fakte e programe! Qeveri teknike? 'Vendos politika'
10 Janar, 11:21
-
Itali/ Sipërmarrësi shqiptar vritet me një plumb në vendin e punës, policia arreston bashkëatdhetarin si vrasës të dyshuar
9 Janar, 21:31
-
Kanabisi mjekësor, Qeveria përcakton kriteret e kultivimit: Parcela, me mure 4 metra të lartë e sinjale alarmi në polici! Serverat e kamerave monitoruese në BE
9 Janar, 20:45