Trajneri i Barcelonës Luis Enrique, ka marrë përsipër të gjithë përgjegjësinë e humbjes përballë PSG në Ligën e Kampionëve ditën e martë.

Ishte vetëm faji im”, ka deklaruar Enrique për TV3, menjëherë pas ndeshjes në Francë, e cila shënoi edhe humbjen më të thellë që prej kohës që ka marrë drejtimin e Barcelonës.

Ndërkohë që kontrata e Luis Enrique mbaron në verë, ende nuk ka asnjë sinjal nga drejtuesit e skuadrës katalanase për një rinovim të mundshëm të kontratës.

Sipas raportimeve të mediave sportive, shanset e një kontrate të re numrin një të stolit të Barcelonës janë shumë të vogla dhe humbja në Paris duket se ka
përforcuar bindjen e drejtuesve të Barcelonës për të mos patur një kontratë të re me 46-të vjeçarin.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com