Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique i përgjigjet mbrojtësit të Juventusit, Kielini pas deklaratave se në Itali, Mesi nuk do të shënonte me aq lehtësi sa në kampionatin spanjoll, pasi sipas mbrojtësit bardhezi, Serie A është shumë herë më e fortë.

“Nuk kam asnjë dyshim, që Mesi mund t'i shënojë çdo skuadre, përfshirë edhe Juventusit ditën e shtunë në finale. Juventusi ka fituar Serinë A dhe Kupën e Italisë dhe është me meritë në finalen e Championsit. Janë një skuadër shumë e fortë dhe për më tepër kanë zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm.

Do të jetë një ndeshje shumë e bukur me një intensitet të madh. Prandaj duhet që të luajmë me kujdes përballë italianëve në Berlin”deklaroi ai. Ndërsa Iniesta ka konfirmuar gatishmërinë për të qenë në fushë të shtunën pas probleme që kishte në fundjavë në kofshë.


d.b/shqiptarja.com