Luis Enrique konfirmo largimin
nga drejtimi i Barcelonës

Luis Enrique konfirmo largimin<br />nga drejtimi i Barcelonës
Prej disa kohësh po flitej për një largim të Luis Enrique nga drejtimi i Barcelonës dhe pas humbjes së thellë ndaj PSG-s, zërat për një largim të tij u shtuan edhe më shumë.

Ka qenë vet Enrique, i cili gjatë një konference për mediat ka deklaruar se nuk do të jetë në drejtimin Barcelonës gjatë sezonit të ardhshëm.

Dua t’ju bëj të ditur të gjithëve se nuk do të drejtoj Barcelonën gjatë sezonit tjetër.  Kam nevojë për pushim dhe kjo është arsyeja kryesore e largimit tim”, tha tekniku gjatë një konference për shtyp pak para ndeshjes së Barcelonës kundër Sporting Gijon, e cila përfundoi me rezultatin 6 me 1 në favor të katalanasve.

“Ishte një vendim i vështirë, i mirë menduar dhe unë mendoj se duhet t’i qëndroj besnik asaj që mendoj. Do të dëshiroja të falënderoja skuadrën për besimin që më kanë dhënë. Ishin tre vite të paharrueshme”, ka përfunduar Enrique.

Ndërkohë presidenti i skuadrës Josep Maria Bartomeu, është shprehur se ende beson se Enrique mund t’i sjellë suksese të shumta skuadrës, por respekton vendimin e tij për tu larguar.

“Luis Enrique i ka sjellë kësaj skuadre suksese të mëdha dhe ende mund t’i sjellë. E pranuam vendimin e tij. Ka qenë një trajner fantastik. Por tashmë është koha që ta mbarojë magjinë e tij në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha presidenti i katalanasve , Bartomeu.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studiuesit: Kina shfrytëzoi mungesën e vëmendjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor

Studiuesit: Kina shfrytëzoi mungesën e vëmendjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor