Luiz Ejlli dënohet me 1 vit burg! Firmosi deklaratë noteriale që justifikoi 210 mijë euro për të dënuarin për prostitucion në Itali! Shqiptarja.com zbardh dosjen

Luiz Ejlli dënohet me 1 vit burg! Firmosi deklaratë noteriale që justifikoi 210 mijë euro për të dënuarin për prostitucion në Itali! Shqiptarja.com zbardh dosjen

Luiz Ejlli

Tirane- Shqiptarja.com siguron dosjen me të cilin u dënua këngëtari, Luis Ejlli. Fituesi i ‘Big Brother VIP Albania 2’ pak muaj para se të hynte në shtëpinë më të famshme falsifikoi një akt noterial me të dhëna të pavërteta për Fatmir Avdurramani për të cilit ishte kërkuar sekuestro e pasurive pasi dyshohet se ishin të ardhura të pajustifikuara.  

Vepra penale për të cilën u dënua rezulton të jetë kryer pak muaj para se të hynte në shtëpinë më të famshme, kur Luiz Ejllit i ishte hequr licenca si noter por ai vazhdonte të mbante vulat.  Më 2 tetor 2024 Gjykata e Fierit shpalli fajtor Luiz Ejllin duke e dënuar me 1 vit burg, ndërsa 18 muaj është dhënë dënim për Aburramanin.

Ky i fundit rezulton të jetë dënuar më parë në Itali për veprën penale të prostitucionit ndërsa në 2021 ishte firmosur sekuestroja e pasurive ndërsa në 2022 iu konfiskuan pasuritë. 


Por çfarë ka falsifikuar Luiz Ejlli?
Bëhet fjalë për një dokument noterial me të cilin Fatmir Avdurramani do të justifikonte në prokurori të ardhurat e tij për vitin 2008 – 2015, sikur ai kishte marrë hua tek një person tjetër një shumë prej 210 mijë eurosh.  

Me vendimin e 26 nëntorit 2021 Gjykata e Fierit kishte vendosur sekuestron e pasurive të Avdurramanit.

“Pas vendosjes së sekuestros shtetasi Fatmir Avdurramani depozitoi në Prokurori deklaratën noteriale Nr.663 Rep. Nr.213 Kol, datë 16.12.2015, bërë para noterit Luiz Ejlli, Dhoma e Noterisë Tiranë, sipas së cilës ai dhe bashkëshortja e tij Rovena Kasemi kanë deklaruar e në periudhën 2008-2015 kane marre hua pa interes nga shtetasi I.A  shumen prej 151.000 (njëqind e pesëdhjetëmije) Euro dhe gjate periudhes 2011-2015 shumën prej 6 milionë lekë, këto të fundit të marra per shlyerjen e një kredie’ thuhet në dosje

Si u zbulua? 
Prokuroria nisi verifikimet. Fillimimisht është bërë verifikimi i arkivës së noterit Luiz Ejlli të cilit pasi i është hequr liçenca i kishte kaluar noteres V. S.

U provua se, me të njëjtën datë, numër repertori e koleksioni që mbante kjo deklaratë noteriale, në regjistrin e ish noterit Luzi Ejlli dhe në arkivën e akteve noteriale të hartuara prej tij, në vitin 2015, ekziston një deklaratë noteriale me palë të ndryshme.

Nga verifikimi në arkivë rezulton se deklarata noteriale i përkiste një shtetasi tjetër nga Burreli që nuk kishte lidhje me Fatmir Avdurramanin. Pra një akt noterial që një qytetar nga Burreli I kishte dhënë hua shtetasve të tjerë që nuk kishin lidhje me Fatmirin. Po ashtu nuk rezultonin veprime noteriale të kryera nga shtetasi Fatmir Avdurramani as në ditët paraardhëse dhe as në ato pasardhëse.

Gjithashtu është verifikuar se lloji i shkrimit kompjuterik i përdorur nga noteri Luiz Elli është i njëjtë në të gjithë aktet e hartuara prej tij, por i ndryshëm nga ai me te cilin është shkruar akti notarial i dorëzuar nga Avdurramani.

Luzit Iu hoq licenca si noter por nuk dorëzoi vulat

Luizit i ishte hequr licenca me Urdhërin Nr.143, datë 12.03.2021 të Ministrit të Drejtësisë. Kur kanë shkuar për ti tërhequr dokumentet dhe vulën në prill 2022 ai ka sjellë dosjet por nuk ka sjellë regjistrat e akteve noteriale dhe vulën e njomë dhe të thatë duke thënë se do e kryente dorëzimin brenda datës 13 prill 2022. Dorëzimi i vulave është bërë më maj 2022.

Ndërkohë  firmosja e aktit noterial për Avdurramanin është bërë në shkurt 2022, pra 2 muaj para se të dorëzonte vulat edhe pse i ishte hequr licenca si noter.

“ Duke qenë se shkrimi e nënshkrimi i tij dhe gjurmët e vulave në këtë dokument janë të njëjta me ato që gjenden në aktet e tjera noteriale të dorëzuara prej tij tek noterja Valbona Sinani, pra, nuk janë të falsifikuara, por përmbajtja e tij ndryshon nga akti me të njëjtat ekstremitete që është dorëzuar prej tij dhe që gjendet i regjistruar në regjistrin noterial të mbajtur prej tij, arrihet në përfundimin e pakontestueshem qe ky dokument i remé në Përmbajtje është krijuar në bashkëpunim mes tij dhe shtetasit Fatmir Avdurramani me qëllim që ky i fundit ta përdorte për të justifikuar burimin e pasurive të ty objekt procedimit pasuror”

U bënë rrëmujë

Prokuroria ka marrë në pyetje Luiz Ejllin i cili ka pranuar se shkrimi në aktin noterial ishte i tij por se ka thënë që arkivën e kishte cuar në shtëpi në Shkodër ku dhe ishte bërë rrëmujë.

Aktet noteriale I hidhte në Regjistrin Noterial Shqiptar, por ky Regjistër u bë shumë i ngarkuar. Kur bëheshin shumë njësi me origjinalin për raste tenderash linte shumë vende bosh për t'i plotësuar më vonë. Më pas, kur ka lënë zyrën, e ka çuar arkivën në shtëpi në Shkodër, para se ta dorëzonte, dhe për shkak të disa problemeve familjare i është bërë rrëmujë. Vulat e noterit pasi i është hequr liçenca si noter i ka dorëzuar me procesverbal në prani të katër noterëve dhe një përfaqësueseje të Ministrisë së Drejtësisë dhe vulat janë asgjësuar në vend”

Kështu Luiz Ejlli megjithëse i ishte hequr licensa nga Ministria e Drejtësisë, duke qenë ende në posedim të vulave të noterit, në bashkëpunim me të pandehurin, kanë krijuar deklaratën noteriale me të dhëna të pavërteta, dhe më pas i pandehuri Fatmir Avdurramani., në datën 25.02.2022, e ka dorëzuar këtë deklaratë noteriale në ish-Prokurorinë Lushnjë.

Vendimi i Gjykatës së Fierit pritet të apelohet nga këngëtari në Gjykatën e Apelit e cila pritet të vendosë nëse do të lërë në fuqi vendimin, ta ndryshojë apo ta shpallë të pafajshëm. Vendimi i Apelit është i ekzekutueshëm menjëherë.

Këngëtari Luiz Ejlli ka qenë banorë i ‘Big Brother VIP Albania 2’, një edicion i cili nisi me 25 dhjetor të vitit 2022, ndërsa në natën finale të mbajtur më 7 maj 2023, u shpall edhe fitues, duke fituar çmimin prej 100 mijë eurosh.

Pasuritë e konfiskuara në dhjetor 2022 të Fatmir Avdurramanit
Pasuria Nr.22/314-N14, z.k.8571, Lushnje, me sipërfaqe 184.11 m2, e llojit “njësi shërbimi”;
Pasuria Nr.22/314-N15, z.k.8571, Lushnje, me sipërfaqe 54.9 m2, e llojit “njësi shërbimi”;
Pasuria Nr.18/199+2-89, z.k.8571, Lushnjë, me sipërfaqe 130.58m2, e llojit “apartament”;
Pasuria Nr.22/314-G, z.k.8571, Lushnje, me sipërfaqe 107.95 m2, e llojit “garazhd”;
Lokal shërbimi me sipërfaqe 64,8 m2-Aksi (E-II) (6-7);
Apartament me nr.3, kati IV, kuota 18.63, me sipërfaqe 78.49m2 i porositur me kontratën noteriale të sipërmarrjes për prenotim apartamenti me Nr.178 Rep, Nr.111;
Pasuria Nr.22/314-N13, z.k.8571, Lushnje, me sipërfaqe 27.03 m2, e llojit “njësi shërbimi”, sipas nenit 12/a/1 të ligjit nr.10192 datë 03.12.2009.

Shenim: Dosja  u sigurua nga gazetarja e Report Tv Keti Banushi, shkrimi për ëeb u përgatit nga redaksia e Shqiptarja.com 

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • aleksander: 10/10/2024 14:06

    hap noj parti me salinjanin or bacuk se aty e ke venin mashtrues publik me certifikate . thue po te vjen benet becuku ne fier me te takue

    Përgjigju
  • Gimi: 10/10/2024 13:56

    Aman mos fol ashtu se na merziten vajzat dhe grate 50 vjecare qe vdesin te jene nje burre mashtrues dhe vulgar si Luizi. U shqyen grate fare se na kendon bukur .E thote mire Olta ai eshte mashtrues profesionist po grate ne Dhqiperi ashtu i duan burrat , brutal dhe dhunues. E bene edhe me 5 diploma universiteti kur si ka vetem shkolle te mesme dhe nje certifikate falso per noteri dhene nga Jozefina. O pika , e do behet ai vend me keta njerez. E bene Luizin milioner dhe e quajne edhe mbret. Kjo eshte tia japesh vetes bam.

    Përgjigju
  • Genci: 10/10/2024 12:18

    Ky mostra eshte edhe i lidhur me bandën e bajrave ka dalë në përgjimet e prokurorisë... dhe vazhdon bënë xhiro i lirë nëpër Tr e Shkodër...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim