Luiza Gega kap normën e Botërorit të 2023-it, në garën e radhës të “Diamond League”. Kampionia në fuqi e Europës në Bruksel shënoi kohën 9.14.41, duke u radhitur mes atleteve më të mira të Botës, ndërsa para saj u renditen garueset nga Afrika. Koha e Gegës ishte e shtata më e shkurtër, ndërsa vlen të theksohet se Luiza Gega ishte e para nga atletet europiane.
Norma maksimale e Botëtorit dhe Olimpiadës është 9.23.00, ndërkohë që Luiza është shumë poshtë kësaj kohe dhe pretendon të ulë edhe më shumë kohë rezultatin e saj personal.
Vetëm pak kohë më parë, Gega nderoi Shqipërinë me paraqitjen fantastike në kampionatin Europian që u zhvillua në Mynih, duke u shpallur Kampione e Europës.