Luiza Gega konfirmon pjesëmarrjen në Maratonën e Tiranës, fton qytetarët të regjistrohen: Shihemi më 23 tetor te Sheshi 'Skënderbej'

Luiza Gega konfirmon pjesëmarrjen në Maratonën e Tiranës, fton qytetarët të regjistrohen: Shihemi më 23 tetor te Sheshi 'Skënderbej'

Luiza Gega

Pas fitimit të titullit Kampione Europe, atletja Luiza Gega ka konfirmuar pjesëmarrjen në Maratonën e Tiranës që do të zhvillohet më 23 tetor.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka postuar dhe mesazhin e kampiones sonë e cila fton të gjithë qytetarët që të jenë në këtë garë sa sportive, por dhe një festë për kryeqytetin. “Të garosh për vendin tënd, popullin tënd është nder dhe privilegj,  por të garosh në vendin tënd, me popullin tënd, është një emocion i papërshkueshëm.

Prandaj regjistrohuni në Maratonën e Tiranës dhe shihemi më 23 tetor te Sheshi “Skënderbej”, thekson Gega.Kryebashkiaku Veliaj bën me dije se në garë do të marrin pjesë mbi 2500 vrapues që do të garojnë në 4 kategori të ndryshme. “Bëhuni gati!  Do të jemi bashkë me Luiza Gegën në eventin më të madh sportiv, ‘Maratona e Tiranës 2022’ - Adrenalinë, sfidë, emocion!  2500 vrapues  - 4 kategori  - 42.195 km  - edhe  11 ditë! Vrapo për paqe”, thekson Veliaj.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë