Edhe pse kanë kaluar disa ditë nga medalja e argjendtë në Europian, atletja Luiza Gega akoma nuk ka marrë asnjë urim nga zyrtarët e shtetit, ndërsa në Rinas u prit vetëm nga tifozët. Atletja shprehet në një intervistë për Report Tv në emisionin e mëngjesit ‘Rreze Dielli’ se shkak për këtë është pritja e analizave të dopingut.
“Nuk kam marrë urim as nga ministrja e Sportit pas medaljes që sigurova në Europian. Zyrtarët presin analizat e dopingut, më pas mesa jam në dijeni janë planifikuar takimet”. Në takimet pas përgjigjeve të analizave pritet që Luiza Gega të marrë edhe një shpërblim për arritjen.
Por ajo që trondit më shumë janë kushtet ku stërvitet nën kampionia e Europës. “Stërvitem nga liqeni pas shembjes së stadiumit, ndërsa për momentin në Korçë. Në dimër shkoj në Kenia. Bursa nga KOKSH, e pamjaftueshme për shpenzimet. Në shumë raste është trajneri që më mbulon shpenzimet financiare” shprehet Gega.
Megjithatë pavarësisht kushteve, Luiza Gega që do të jetë edhe flamur mbajtësja shqiptare në Lojërat Olimpike beson se do të arrijë një rezultat pozitiv. “Gara do të jetë shumë e vështirë, pasi favorite janë atletet nga Kenia apo Xhamajka, por shpresoj që të arrij në finale, pasi do të ishte sukses për mua” përfundon atletja më e suksesshme, pasi është e vetmja që i ka sjellë sportit shqiptar një medalje.
d.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ju duk protesta e opozitës?
-
Sukses
20.6%
-
Dështim
67.7%
-
Nuk e di
11.8%
Vota total: 1751
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përmbytjet në Vlorë, tenderët dhe kontratat për rrugët e kanalizimet në 'sitën' e KLSH-së! Prokuroria ende asnjë hetim!
8 Tetor, 15:52
-
Protesta e opozitës, Veliaj: Ata që vandalizuan mbrëmë Tiranën nuk janë demokratët e vërtetë! Faleminderit punonjësve që rikthyen normalitetin në kohë rekord
8 Tetor, 15:50
-
Alban Daci: Politika dhe SPAK!
8 Tetor, 15:43
-
Tre futbollistë largohen nga grumbullimi i Anglisë, u dëmtuan me skuadrat e tyre
8 Tetor, 15:39
-
NBA/ Dy breza luajnë krah për krah në basketbollin amerikan, LeBron James në parket me të birin
8 Tetor, 15:33
-
Nga teknikat e origamit tek workshop-et mbi kulinarinë dhe përpunimin e çajit, ja aktivitetet që do të sjellë Java Kulturore Japoneze në Shqipëri
8 Tetor, 15:24
-
Dëmtimet godasin Çekinë, tre lojtarë largohen nga grumbullimi para Shqipërisë
8 Tetor, 15:16
-
'Magjistari' Iniesta u tërhoq nga futbolli, Messi: Je fenomen, një nga më të mirët që kam luajtur! Real Madrid: Legjendë
8 Tetor, 15:11
-
'Asnjë minutë paqe', Berisha paralajmëroi mosbindje civile deri në ngujime e greva, Meta: Do të ketë mbështetjen tonë
8 Tetor, 15:02
-
Nëna lindi foshnjën në makinë pasi u bllokua në trafikun e protestës së PD, drejtoresha e maternitetit Geraldinë: Të dyja në gjendje të mirë shëndetësore
8 Tetor, 15:02
-
Dibër/ 30 banorë nga 3 fshatra me shenja helmimi në spital, mes tyre dhe të mitur! Policia nis hetimet
8 Tetor, 15:00
-
'Modriçi' shqiptar bind Sylvinhon, trajneri e fton për ndeshjet e tetorit! Ndryshime te Kombëtarja
8 Tetor, 14:44