Luiza Gega pas triumfit të djeshëm, mesazh Ministres Kushi: Faleminderit që na vlerëson në të gjitha mënyrat

Luiza Gega pas triumfit të djeshëm, mesazh Ministres Kushi: Faleminderit që na vlerëson në të gjitha mënyrat

Luiza Gega dhe Evis Kushi

Pas triumfit të djeshëm në garën e 5 mijë metrave në Kampionatin Ekipor Evropian, atletja shqiptare Luiza Gega ka dedikuar një postim në rrjete sociale për Ministren e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, e cila ndodhet në Poloni dhe e takoi nga afër Luiza Gegën pas garës, ku e përgëzoi për rezultatin dhe u uroi për sukses të mëtejshëm.

Kampionia shqiptare e Evropës i shprehu mirënjohje Ministres Kushi për vlerësimin dhe ndihmën që po i jep atletikës shqiptare.

“Sot ishte një dite super e bukur. Faleminderit që ishe mes nesh, faleminderit që na vlerëson në të gjitha mënyrat. Faleminderit në emër të Ekipit Kombëtar të Atletikës”- shkruan Luiza Gega në rrjetin social.

Një ditë më parë Ministrja Kushi u gjend pranë ekipit shqiptar për të dhënë një mesazh inkurajimi për rezultate të larta në këto lojëra. 

“Një takim frymëzues me Luizën, Taulantin, Frankon dhe të gjithë ekipin shqiptar ???????? të atletikës, pas rezultatit të shkëlqyer që arritën sot në ditën e parë të Kampionatit Ekipor Evropian në Poloni.” – shkruan ministrja.

 

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari