Luiza Gega pritet nga tifozët, por jo
nga zyrtarët pas medaljes në Holandë

Luiza Gega pritet nga tifozët, por jo<br />nga zyrtarët pas medaljes në Holandë
Luiza Gega, solli mesnatën e djeshme trofeun e nënkampiones së Atletikës në Aeroportin e Rinasit, pa bujë, por me një modesti dhe mallëngjim para atyre personave që kishin dalë për ta pritur.
 
Mes tyre nuk ishte asnjë zyrtar, por sportdashës e përfaqësues të shoqërisë civile. Luiza Gega, nënkampione Europe në 3 mijë metërsh nuk mundi t’i fshehë emocionet për arritjet e saj, duke pohuar se ia dedikon gjithçka trajnerit të saj personal, i cili ka bërë që ajo të ketë këto rezultate që ka sot.
 
Ndërkohë, pavarësisht rezultateve trajneri Taulant Stërmasi duket se është mjaft kërkues. Sipas tij, Luiza i ka mundësitë që të jetë akoma më e mirë, sidomos në kapërcimin e pengesave.
 
Rezultate të kënaqshme ka marrë edhe atleti Izmir Smajlaj. Luiza Gega ka siguruar medaljen e argjendtë duke u shpallur nënkampione e Europës në garën e 3000 metrave me pengesa në Europianin e atletikës në Amsterdam të Holandës.
 
Kjo është medalja e parë për atletikën shqiptare në një Europian, ndërsa Gega vendosi edhe rekord të ri shqiptar në këtë disiplinë, 9'28"52. Tani objektivi i radhës për atleten e talentuar është medalja në Lojërat Olimpike në Brazil, që do të nisin në gusht.


  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Erdogan të enjten në Tiranë! inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn

Erdogan të enjten në Tiranë! inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn