Atletja shqiptare, Luiza Gega vijon të shkëlqejë në turnetë ndërkombëtarë. Kampionia kuqezi ka vendosur sot një rekord të ri kombëtar në garën e 5 km rrugë. Gega fiksoi kohën 15 minuta e 16 sekonda në eventin prestigjioz “Semi Marathon” që u mbajt në Lille të Francës.
Gega përmirësoi kohën e saj me 23 sekonda, pasi më herët në gjysmë maratonën e 5 kilometrave shënonte 15:39. Për vetëm 2 sekonda, shqiptarja do kishte mundur të thyente edhe rekordin ballkanik të kësaj kategorie. Me kohën 15:16 Gega u rendit në vend të shtatë në Lille, por vlen për t'u theksuar se ky rezultat ishte më i miri i arritur nga sportistet evropiane në një aktivitet që pa të konkurronin atletet më të mira të botës.
Vendi i parë në Lilë i takoi kenianes Caroline Nayaga me rezultatin 14:35, ndërsa podiumi u plotësua nga etiopiania Mekedis Abebe dhe keniania tjetër Doris Lengole Cherop.
Luiza Gega ka plot 12 rekorde kombëtare që mbajnë firmën e Luiza Gegës në disiplina të ndryshme të atletikës, duke nisur nga distancat e mesme deri te të gjatat (800m, 1500m, 2000m/p, 3000m, 3000m/p, 5000m, 10000m, gjysmë maratonë, maratonë, 800m “indoor”, 1500m “indoor”, 3000m “indoor”).
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
I kishte mbetur 1 vit e 8 muaj burg, gjykata liron Tahirin. Si e vlerësoni?
-
E drejtë
59.2%
-
E gabuar
33.2%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 4840
Lajme të tjera
-
FOTOLAJM/ Koleksioni i mjeteve historike franceze zbarkon në Shqipëri, Rama ndan fotot dhe njofton vazhdimin e turit spektakolar
25 Maj, 10:40
-
Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’, Franca nis përgatitjet! 35 mijë forca sigurie, frikë nga sulme të mundshme me dron
23 Maj, 18:54
-
Të shtëna me kallashnikov në Francë, ekzekutohen 3 të rinj! Policia franceze: Është shtuar dhuna mes bandave të drogës
21 Maj, 16:25
-
Luiza Gega dhe Franko Burraj kampionët e Shqipërisë në Atletikë, spikasin Tirana dhe Vllaznia
20 Maj, 18:44
-
Taulant Stërmasi zgjidhet president i Federatës Shqiptare të Atletikës
19 Maj, 14:34
-
Lufta në Ukrainë/ Shpërthime të forta në Kiev, alarm në të gjithë vendin! Franca dhe Britania e Madhe do të trajnojnë pilotët ukrainas
16 Maj, 08:27
-
Franca premton më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën
15 Maj, 09:13
-
Thyhet rekordi botëror pas 38 vitesh, xhamajkani 18-vjeçar befason në kërcim
14 Maj, 20:54
-
Megaoperacion i Europol-it në Serbi, Francë dhe Holandë, arrestohen bosët më të mëdhenj të kokainës në Ballkan
13 Maj, 18:57
-
Bombardimet ruse në Ukrainë, vritet në krye të detyrës gazetari i medias franceze
9 Maj, 22:20
-
Luiza Gega uron Veliajn: Ti ke çelësin e suksesit, dashurinë dhe vullnetin për punën
9 Maj, 09:07
-
Opozita franceze kërkoi referendum kundër rritjes së moshës për pensionet, Kushtetuesja e Francës refuzon kërkesën
3 Maj, 21:44
TE LUMTE...JE ÇUPĒ ME VLERA E MEMES SHQIPERI
Përgjigju