Luiza Gega s’ndalet, atletja bën për ‘ujë të ftohtë’ kenianët! Thyen rekord kombëtar

Luiza Gega s’ndalet, atletja bën për ‘ujë të ftohtë’ kenianët! Thyen rekord kombëtar

Atletja shqiptare Luiza Gega

Luiza Gega nuk di të ndalet. Atletja pasi nuk arriti të thyente rekordin kombëtar në mitingun e Manchesterit ia ka dalë sëfundmi në Holandë në “FBK Games 2022” që po mbahet në Hengelo.

Shqiptarja në 3000 metra me pengesa e ndali kohën në 9:15.48 duke thyer me rreth 4.5 rekordin e mëparshëm që kishte vendosur po vetë në vitin 2019 (9:19.93 në Botërorin e Dohas). Rezultati 9:15.48 i dha vendin e dytë në garë Luizës, e cila u dha leksion edhe kenianeve elitare të cilat i kishte konkurrente në eventin e mbajtur në Holandë. Kenia është gjithashtu edhe vendi ku prej disa vitesh stërvitet Gega.

Sa i përket Garës u fitua nga ugandezja Peruth Chemutai me kohë 9:14.00, e cila është edhe kampione në olimpiadën e fundit që u mbajt në Tokio. Kështu Luiza Gega konfirmon edhe një herë tjetër momentin e saj të artë, teksa mbetet e vetmja sportiste e atletikës shqiptare që për vite me radhë arrin që të jetë brenda normës Botërore dhe Europiane.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë