Atletja Luiza Gega nuk ka të ndalur. Vetëm pak ditë pasi theu rekordin kombëtar në garën e 3000 metrave në Diamond League, 34-vjeçarja ka fituar medaljen e artë në gjysmë maratonë e Maqedonisë së Veriut.
Luiza konfirmoi formën fantastike, duke e ndalur kronometrin në kohën 1 orë, 14 minuta dhe 30 sekonda. Kujtojmë se më 27 korrik atletia mori pjesën në finalen e Botërorit, duke u renditur e teta, por duke rregjistruar një kohë domethënëse, pasi iu afrua shumë pranë rekordit personal.
Komento