TIRANË- Kanë mbërritur fituesit e tre kategorive të ndryshme të Maratonës së Tiranës.
Në finish, atletja Luiza Gega është shprehur se kjo garë për të nisi shumë keq pasi nisi katër minuta më herët dhe ajo ishte në skenë në momentin e startit. Ngatërresë kjo që bëri që Gega të nisej rreth 1 minutë më mbrapa se garuesit e tjerë.
Më vjen shumë keq që në gjënë më kryesore bëhet gabim. Isha në skenë duke folur kur nisi gjithçka. U nisa rreth 1 minutë mbrapa. Jam shumë e demotivuar. Për këtë pjesë jam shumë e zhgënjyer. Sepse duhet të zbrisja, të visheshesha dhe të futesha në garë. Pastaj për pjesën tjetër jam e kënaqur.
Luiza Gega, atlete
Por përveç këtij incidenti, Gega u shpreh e lumtur që Tirana ka një maratonë të tillë si të gjithë kryeqytet e botës.
Njerëzit dhe këtu tek ne kanë kuptuar që sporti është shëndet mbi të gjitha. Sigurisht është një sfidë në radhë të parë me veten dhe këtë duhet të kenë të gjithë njerëzit parasysh që sfidën më të madhe e kanë me veten e tyre. Më vjen shumë mirë që sot ka kaq shumë njerëz. Nuk mund të lë që të mos marr pjesë në një maratonë të tillë dhe më në fund jam shumë e lumtur që Tirana ka një maratonë të tillë ashtu si të gjithë kryeqytet e botës dhe ne kemi maratonë tonë dhe kur mund të marrin pjesë të gjithë kategoritë e personave, jo vetëm ata elitë por edhe ata që garojnë për qejf.
Luiza Gega, atlete