‘Luizi trut na krisi, Jori misi u çmend farefisi’, aktori i humorit bën parodi për Big Brother me këngën virale të Noizy-t (VIDEO)

‘Luizi trut na krisi, Jori misi u çmend farefisi’, aktori i humorit bën parodi për Big Brother me këngën virale të Noizy-t (VIDEO)

Kiara Tito, Jori Delli, Luiz Ejlli dhe Olsi Bylyku

Banorët e Big Brother VIP kanë ‘pushtuar’ faqet rozë. Në rrjet qarkullojnë vazhdimisht video të shkurtra që tregojnë çfarë bëjnë ata brenda shtëpisë, ndërsa aktori i humorit Olsi Bylyku ka përgatitur një parodi.

Nën tingujt e këngës ‘Jena Mbretër 2’ të reperit Noizy që pritet të dalë së shpejti në treg, Bylyku ka përgatitur disa rreshta ku përmend Luizin, Jorin, Efin, Kiarën dhe Qetsorin.

“E kisha të vështirë të flas, por s;jetoj dot me këtë makth. Të mos ta ndjejë se kush voton se këtu ka produksion, 24 orë komshia sheh Qetsorin në shezlong. Dum dum na e dha zemra ne, ngelëm pa ndjenja. Mirë që s’na ra të fikët kur Efi doli nga dera. Prap Luizi që trut na krisi dhe Jori misi u çmend farefisi, prap rri mendum se çfarë do thotë Arbana, prap me ilaçe që kur doli Kiara. S’ka kuptim, kam hallin e shokut tim, ishalla e mbyll me Keisin mos i thyen Sabiani shtëpinë. Çoni krejt lutjet nalt se pa Big jeta ime s’ka kuptim”, thotë Olsi.

Thuajse të gjitha klipet e Big Brother që bëhen virale mbajnë tingujt e këngës së re të reperit Noizy, ndaj edhe Olsi duket se e ka zgjedhur për parodinë e tij.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Ndërtimi i TEC në Rroskovec, Meta flet për veprimin e tij me vare: Ka rënë shteti, banorët janë kërcënuar

Ndërtimi i TEC në Rroskovec, Meta flet për veprimin e tij me vare: Ka rënë shteti, banorët janë kërcënuar