Olsi Bylyku nuk fshihet më, aktori publikon foto me të dashurën (FOTO)

Olsi Bylyku nuk fshihet më, aktori publikon foto me të dashurën (FOTO)

Aktori Olsi Bylyku me të dashurën

Aktori Olsi Bylyku, pak kohë më parë ka konfirmuar edhe romancën e tij të dashurisë me gazetaren Denada Lura. Së fundmi ai ka postuar një moment romantik me të dashurën e tij në InstaStory-n e tij.

Çifti janë shfaqur më të lumtur se kurrë teksa në sfond aktori është kujdesur të përshtatë edhe një këngë të tijën, teksti i së cilës pa dyshim i dedikohet Denadës.

Edhe pse ai është treguar mjaft i rezervuar për romancën e tij të re e të shumëpërfolur, një urim për mikeshën e tyre konfirmoi indetitetin e bjondes misterioze që Olsi postoi gjatë verës teksa e uroi dhe për ditëlindje.

Ka qenë një postim në profilin e Sara Gjordenit që ka zbuluar gjithçka. Ish-missi ka publikuar një foto të luleve dhe kartolinës që Olsi dhe Denada i kishin dërguar pas ardhjes në jetë të vajzës së Sarës dhe Bardhit.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 1 Mars, 00:12

    A mendoni se në primaret e PD do të fitojnë kandidatët më të mirë?



×

Lajmi i fundit

Golloborda dhe Gora kërkojnë të dalin bashki më vete, minoriteti maqedonas-qeverisë: Ndrysho hartën territoriale

Golloborda dhe Gora kërkojnë të dalin bashki më vete, minoriteti maqedonas-qeverisë: Ndrysho hartën territoriale