Luizit dhe Oltës  i ‘zbehet’ fama! Ja kush janë VIP-at që fituan më shumë ndjekës këtë javë në rrjetet sociale

Luizit dhe Oltës  i ‘zbehet’ fama! Ja kush janë VIP-at që fituan më shumë ndjekës këtë javë në rrjetet sociale

Banorët e BBV

Teksa të gjithë janë sy e veshë për të parë se çfarë postojnë ish-banorët e BBV në rrjetet e tyre sociale, numri i ndjekësve të tyre lëviz dhe rritet shpejt duke treguar protagonistët kryesorë nga java në javë.

Mes shumë personazheve pjesëmarrës në BBV, disa prej tyre kanë spikatur më shumë duke u bërë protagonistë të këtij edicioni dhe duke marrë një audiencë të madhe.

Për këtë javë “Social Top 5” sjell vëmendjen te personazhet e famshëm shqiptarë.

Por cilët janë ish-banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP” që kanë spikatur në “Instagram” këtë javë?

10.Kristi Aliajn e kemi parë këto kohë të angazhuar në televizion, duke qenë si pjesë e jurisë në “She’s on top”. Ai këtë javë ka humbur 2 mijë ndjekës.

9.Po ashtu me humbje ka rezultuar dhe Armaldo Kllogjeri, duke rënë me 1 mijë ndjekës. Nga 125 mijë, tani ai ka 124 mijë ndjekës.

8.Olta Gixhari ka qenë një nga personazhet më të komentuara komentuara në BBV. Së fundmi po përflitet dhe për një film që do bëjë së bashku me Luiz Ejllin. Këtë javë ajo ka shtuar 1 mijë fansa në “Instagram”.

7.Nga ana tjetër, Keisi Medini ka qenë e ftuar në “Live From Tirana” ku ka folur më shumë mbi marrëdhënien e saj me Kristin, Lorencin, këngën e re, por dhe shumë të tjera. Ajo ka shtuar 2 mijë ndjekës në “Instagram”.

6.Në vend të gjashtë renditet Dea Mishel, të cilën e shohim çdo të diel krah Kristit në jurinë e “She’s on top”. Po ashtu si Keisi edhe ajo ka shtuar 2 mijë ndjekës në “Instagram”.

5.Jori Delli është një nga konkurrentet e “Kepit të Tundimeve” që ka nisur tashmë xhirimet. Këtë javë ajo ka shtuar 3 mijë ndjekës.

4.Elvis Pupa gjithashtu si Jori ka shtuar 3 mijë ndjekës, nga 243 mijë ka shkuar në 246 mijë fansa në “Instagram”.

3 Me po 3 mijë ndjekës të shtuar është dhe Kiara Tito. Së fundmi ajo ka udhëtuar drejt Turqisë për xhirimet e emisionit “Kepi i Tundimeve”, ku dhe është publikuar një video nga Bodrumi, ku Kiara ka thënë se po vjen diçka shumë e madhe që publikut do i pëlqejë shumë.

2.Po ashtu si javën e kaluar, në vend të dytë renditet Luiz Ejlli me 4 mijë ndjekës më shumë nga java e kaluar. Ai ka publikuar projektin e tij më të ri që titullohet “Përjetësisht” dhe u kthye menjëherë në një sukses të padiskutueshëm.

1.Vendin e parë për këtë javë e rrëmben Ronaldo Sharka me 5 mijë ndjekës më shumë për këtë javë. Gjithashtu dhe ai si Jori Delli është në Turqi ku po xhirohet “Kepi i Tundimeve”.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë