Lukashenka mohon lidhjet me vdekjen e disidentit në Ukrainë

Lukashenka mohon lidhjet me vdekjen e disidentit në Ukrainë

Lideri autoritar në Bjellorusi Aleksandar Lukashenka

Lideri autoritar në Bjellorusi Aleksandar Lukashenka, ka mohuar pretendimet se shërbimet e tij të sigurisë kanë qenë të përfshira në vdekjen e disidentit Vitaly Shishov, i cili është gjetur i varur në Ukrainë javën e kaluar.

“Kush ka qenë ai për mua dhe Bjellorusinë? Për ne, ai ka qenë thjesht askush”, u ka thënë Lukashenka gazetarëve, transmeton BBC.

Shishov ka qenë duke organizuar ndihmë për bjellorusët që kanë ikur në Ukrainë nga Lukashenka, i cili ka shtypur protestat e nxitura nga zgjedhjet e manipuluara një vit më parë.

Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar janë duke zgjeruar masat ndaj Bjellorusisë, duke e goditur me sanksione ekonomike. Lukashenka dhe ndihmësit e tij veçse janë nën sanksionet e Perëndimit. Marshet kundër Lukashenkas kanë nisur një vit më parë.

Disa javë të protestave kanë qenë sfida më e madhe për udhëheqësinë 27-vjeçare të Lukashenkas si president. Vitin e kaluar, policia ka ndaluar mijëra protestues teksa ka tentuar të shuajë protestat me topa uji dhe gaz lotsjellës.

Opozita ka thënë që më shumë se 600 të burgosur politikë janë ende nëpër burgje.REL

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen