Lukashenko: Putin donte të vriste Prigozhin, e binda të mos e bënte

Lukashenko: Putin donte të vriste Prigozhin, e binda të mos e bënte

1687875746_lukashenko.JPG

Presidenti bjellorus Lukashenko ka bërë një deklaratë të fortë, duke thënë se Presidenti rus Valdimir Putin donte të vriste Prigozhin, por ai e kishte bindur që të mos e bënte. Lukashenko tha se kjo bisedë ishte bërë gjatë një telefonta, teksa forcat e grupit Wagner po përparonin drejt Moskës.

Lukashenko shpjegoi se ai e kishte bindur presidentin rus "të mos bëjë asgjë të nxituar", duke e siguruar atë se "një paqe e keqe është më e mirë se çdo luftë”. Versioni i Lukashenkos i bisedës, është raportuar nga media shtetërore ruse, ndërsa nga Kremlini deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim.

Lukashenko më pas shtoi se ai kishte folur me Prigozhin për ta bindur atë të jepte dorëheqjen, duke e paralajmëruar atë se rusët do ta "mbysnin atë si një insekt".

“Në bisedë – komentoi ai – kishte 10 herë më shumë sharje se fjalori normal”.

Prigozhin mbërriti në Minsk, kryeqyteti i Bjellorusisë, të martën, sipas Lukashenko.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Lukashenko: Putin donte të vriste Prigozhin, e binda të mos e bënte! 11 të vrarë dhe 61 të plagosur nga sulmi rus në Kramatorsk! Zuppi pritet nga Ushakov nga këshilltari i Putinit


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Harris: Vota e 5 nëntorit është 'një zgjedhje mes lirisë ose kaosit'

Harris: Vota e 5 nëntorit është 'një zgjedhje mes lirisë ose kaosit'