Lufta/ Lukashenko: Putin donte të vriste Prigozhin, e binda të mos e bënte! 11 të vrarë dhe 61 të plagosur nga sulmi rus në Kramatorsk! Zuppi pritet nga Ushakov nga këshilltari i Putinit

Presidenti bjellorus Lukashenko ka bërë një deklaratë të fortë, duke thënë se Presidenti rus Valdimir Putin donte të vriste Prigozhin, por ai e kishte bindur që të mos e bënte. Lukashenko tha se kjo bisedë ishte bërë gjatë një telefonta, teksa forcat e grupit Ëagner po përparonin drejt Moskës.

Ndërkohë, Rusia ka sulmuar me raketa një restorant të mbusht me njerëz në Kramatorsk, në Donetsk. Si pasojë e sulmit 11 persona kanë mbetur të vrarë deri më tani, ndërsa 61 të tjerë raportohet të jenë plagosur. Në mesin e viktimave janë edhe tre fëmijë.Dy nga viktimat e sulmit të mbrëmshëm ishin dhe dy binjaket 14-vjeçare Yuliya dhe Anna Aksenchenko.

Ekipet e kërkim shpëtimit po vijojnë kërkimet në rrënojat e ndërtesës, pasi dyshohet se ka ende njerëz. Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se ky sulm tregon se Rusia e meriton humbjen.

"Egërsirat ruse qëlluan përsëri me raketa në lagjen Kremenchuk. Sot, terroristët rusë granatuan brutalisht Kramatorsk. Secila prej këtyre manifestimeve të terrorit na dëshmon vazhdimisht neve dhe gjithë botës se Rusia meriton vetëm një gjë si rezultat, disfata dhe një gjykatë, gjykime të drejta dhe ligjore kundër të gjithë vrasësve dhe terroristëve rusë”, tha Zelensky.

 

Ndonëse në një luftë të ashpër, shoqëruar me sulme të vazhdueshme nga Rusia, të cilat kanë shkaktuar mijëra viktima, për Presidentin Volodymyr Zelensky dhe për popullin ukrainas sot është një ditë e shënuar, pasi sot daton plot 27 vjet që nga shkrimi i kushtetutës së Ukrainës në 1996.

Ndërsa Lituania ka njoftuar blerjen e dy sistemeve të avancuara të raketave tokë-ajër NASAMS për Ukrainën nga kompania norvegjeze Konsberg, por ka specifikuar se ndihma nuk përfshin raketat.

Lajm në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:38
Lavrov s’ndyshon qasje për luftën: Rusia nuk do ndryshojë qëllimet e operacionit special, Perëndimi na kërcënon sigurinë

 

1687973935_dsds.JPG

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov theksoi se Moska nuk mund të ndryshojë qasjen e saj ndaj luftës në Ukrainë për sa kohë që Perëndimi vazhdon "të kërcënojë sigurinë e Rusisë".

Presidenti Vladimir Putin "ka folur gjerësisht ditët e fundit për të vlerësuar situatën aktuale, duke theksuar se, ndërsa kemi përballuar një tentativë rebelimi, nuk kemi bërë asnjë lëshim më të vogël në lidhje me objektivat e operacionit special dhe nuk kemi humbur asnjë pozicion për Është e pamundur të heqësh dorë nga kjo, qëllimet janë vendosur”, tha Lavrov për transmetuesin Channel 1.

Ora 17:25
Rebelimi i Wagner kundër udhëheqjes ruse, Biden: Putin është dobësuar! Po e humb luftën në shtëpinë e tij

1686981338_joebiden.jpg

Presidenti Joe Biden tha se homologu i tij rus Vladimir Putin është dobësuar "absolutisht" nga rebelimi i grupit mercenar rus ‘Wagner’ gjatë fundjavës.

Ky ishte komenti i presidentit të SHBA për rebelimin e Yevgeny Prigozhin. Biden dhe ekipi i tij kanë qenë të kujdesshëm në komentimin e ngjarjeve.

“Është e vështirë të thuhet, por ai po e humb qartë luftën. Ai është duke e humbur luftën në shtëpinë e tij. Ai është bërë pak i pafuqishëm në mbarë botën", u tha Biden gazetarëve.

I pyetur sërish nëse Putini është më i dobët sot më shumë se javën e kaluar, Biden tha: “E di që është”.

Ora 16:01
Lavrov: SHBA gënjen kur mohon ndërhyrjen në punët tona të brendshme

Ministri i Punëve të Jashtme i Federatës së Rusisë, Sergej Lavrov, ka akuzuar Uashingtonin për ndërhyrje në punët e brendshme të Rusisë dhe ka theksuar se kanë gënjyer në deklaratën tyre, ku mohojnë nxitjen dhe ndërhyrjen e vazhdueshme në marrëdhëniet e Rusisë.

Në një intervistë, ai formuloi një listë të gjatë operacionesh të kryera nga ana e Shtetet e Bashkuara, për të favorizuar ndryshimet e regjimit të tyre.

Ora 15:41
Zelensky: Ukraina nuk do të pajtohen kurrë për një konflikt të ngrirë

1686425482_zelensky.JPG

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky gjatë një fjalimi në Rada me rastin e Ditës së Kushtetutës, deklaroi se Ukraina nuk do të pranojë kurrë një konflikt të ngrirë më Rusinë.

"Ukraina nuk do të pranojë kurrë një konflikt të ngrirë me Rusinë. Në të njëjtën kohë, vendi do të vë bast mbi aleancat dhe do të hapë dialog për anëtarësimin e plotë në BE dhe NATO. Ukraina nuk do të pranojë kurrë asnjë opsion për një konflikt të ngrirë. Asnjë. Përkundrazi, Ukraina do ta shtrijë formulën tonë të paqes për të gjithë popujt e tjerë të botës që po përpiqen për paqe të vërtetë," tha ai.

Ora 12:58
Mbetën viktimë në sulmin me raketa në restorantin në Ukrainë, del FOTO! Ja dy binjaket italiane që humbën jetën bashkë me 9 të tjerë në Kramatorsk

Autoritetet në Kramatorsk kanë deklaruar se dy nga viktimat e sulmit të mbrëmshëm janë binjaket 14-vjeçare Yuliya dhe Anna Aksenchenko.

Motrat vdiqwn nga sullmi me raketa nw restorantin Ria Pizza në Kramatorsk, një qytet në rajonin e Donetskut. Deri më tani ka 11 të vdekur, duke përfshirë një 17-vjeçare dhe vajza binjake 14-vjeçare.

Në një postim në Telegram, këshilli i qytetit u shpreh ngushëllimet prindërve të vajzave, duke thënë se një raketë ruse ndaloi rrahjet e zemrave të dy engjëjve.

“Ne ndajmë dhimbjen e familjes suaj dhe së bashku me ju përulim kokën në pikëllim të thellë”, thuhet në njoftim.

Ora 12:51
Zuppi do të pritet nga Ushakov nga këshilltari i Putinit

Kardinali Matteo Zuppi do të pritet nga këshilltari i Kremlinit për politikën e jashtme, Yuri Ushakov. Këtë e deklaroi zëdhënësi Dmitry Peskov.

“Vlerësim të lartë për iniciativat e Papës për zgjidhjen e konfliktit të Ukrainës”, shtoi ai.

Ora 12:41
Numri i viktimave në Kramatorsk shkon në 10

Numri i të vdekurve nga sulmi i djeshëm me raketa ruse në qendër të Kramatorsk , në Ukrainën lindore, i cili goditi gjithashtu një restorant të mbushur me njerëz, ka shkuar në 10 të vdekur, ndërsa numri i të plagosurve është 61.

Kjo është raportuar nga Rbc-Ukraine duke iu referuar policisë. Mes të vdekurve është një vajzë 17-vjeçare dhe dy motra 14-vjeçare, fotografitë e të cilave po qarkullojnë në rrjetet sociale të Ukrainës. I plagosur ka mbetur edhe një foshnjë tetë muajshe por nuk është në rrezik për jetën.

Ora 12:22
Sulmi në Ukrainë, Kramatorsk: Numri i viktimave shkon në 9, përfshirë 3 fëmijë

Numri i të vdekurve nga sulmi i djeshëm me raketa ruse në qendër të Kramatorsk , në Ukrainën lindore, i cili goditi gjithashtu një restorant të mbushur me njerëz, ka shkuar në 9 të vdekur, duke përfshirë 3 fëmijë.

Ministria e Brendshme e Ukrainës raporton gjithashtu 56 të plagosur, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë nën rrënoja.

Në mesin e të vrarëve, sipas njoftimeve nga komuna e Kramatorsk, ka edhe dy motra, të dyja 14-vjeçare. Ndërsa prokurori i përgjithshëm i referohet edhe një 17-vjeçari mes viktimave.

Guvernatori i Donetskut Pavlo Kyrylenko, thotë se sulmi u krye me raketa S-300 dhe gjithashtu u dëmtuan 18 ndërtesa shumëkatëshe, 65 shtëpi, pesë shkolla, dy kopshte, një qendër tregtare, një ndërtesë administrative dhe një ndërtesë rekreative. S-300 është një raketë tokë-ajër që nuk mund të godasë me saktësi objektivat në tokë, por forcat ruse e kanë përdorur atë për të sulmuar qytetet.

Ora 10:58
Lituania njofton blerjen e dy raketave për Ukrainën

Lituania ka njoftuar blerjen e dy sistemeve të avancuara të raketave tokë-ajër NASAMS për Ukrainën nga kompania norvegjeze Konsberg, por ka specifikuar se ndihma nuk përfshin raketat.

“Nisësit për sistemin NASAMS do të mbërrijnë në Ukrainë në të ardhmen e afërt”, tha presidenti Gitanas Nauseda, ndërsa ministri i Mbrojtjes Arvydas Anusauskas iu referua një kontrate me vlerë 9.8 milionë euro.

Ora 10:52
Zelensky feston 27 vjetorin e Kushtetutës së Ukrainës

1685636512_volodymyrzelensky.JPG

Ndonëse në një luftë të ashpër, shoqëruar me sulme të vazhdueshme nga Rusia , të cilat kanë  shkaktuar mijëra viktima, për Presidentin Volodymyr Zelensky dhe për popullin ukrainas sot është një ditë e shënuar, pasi sot daton plot 27 vjet që nga shkrimi i kushtetutës së Ukrainës në 1996.

Nisur nga të drejtat dhe liritë që kjo kushtetutë garanton, Zelensky ka gjetur rastin të theksojë se nuk është më e nevojshme t'i shpjegosh askujt kuptimin e fjalës 'sovran’.

"Sot Kushtetuta jonë mbush 27 vjet. Fjalët e shkruara në 1996 nuk janë më histori, ato janë bërë vërtet thelbësore dhe të rëndësishme për ukrainasit: fjalë për të drejtën e jetës dhe lirisë, për nderin dhe dinjitetin, për vlerën e tokës sonë në vend nuk është më e nevojshme t'i shpjegosh askujt kuptimin e fjalës 'sovran’. Asnjë ukrainas nuk do t'i perceptojë kurrë të drejtat dhe liritë e sanksionuara nga Kushtetuta si diçka të dhënë nga lart. Sot ne po luftojmë për këto të drejta dhe liri në një betejë të vështirë të përbërë nga sakrifica dhe jetë njerëzore. Ukraina jonë, sovrane, e pavarur, demokratike, me sundim të ligjit”, u shpreh Zelensky.

Ora 10:02
New York Times: Një gjeneral rus e dinte për rebelimin e Prigozhin

1687682556_Screenshot1.jpg

Një gjeneral rus ishte në dijeni të planeve të Yevgeny Prigozhin, kreut të grupit Wagner, për t'u rebeluar kundër udhëheqjes ushtarake ruse, shkruan New York Times duke cituar burime të inteligjencës. Analistët amerikanë po përpiqen aktualisht të përcaktojnë nëse gjenerali e ndihmoi Prigozhin në formulimin e planit të tij dhe nëse anëtarë të tjerë të ushtrisë ruse e mbështetën kryengritjen apo jo.

Ora 09:57
Lukashenko: Putin donte të vriste Prigozhin, e binda të mos e bënte

1687875746_lukashenko.JPG

Presidenti bjellorus Lukashenko ka bërë një deklaratë të fortë, duke thënë se Presidenti rus Valdimir Putin donte të vriste Prigozhin, por ai e kishte bindur që të mos e bënte. Lukashenko tha se kjo bisedë ishte bërë gjatë një telefonta, teksa forcat e grupit Wagner po përparonin drejt Moskës.

Lukashenko shpjegoi se ai e kishte bindur presidentin rus "të mos bëjë asgjë të nxituar", duke e siguruar atë se "një paqe e keqe është më e mirë se çdo luftë”. Versioni i Lukashenkos i bisedës, është raportuar nga media shtetërore ruse, ndërsa nga Kremlini deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim.

Lukashenko më pas shtoi se ai kishte folur me Prigozhin për ta bindur atë të jepte dorëheqjen, duke e paralajmëruar atë se rusët do ta "mbysnin atë si një insekt".

“Në bisedë – komentoi ai – kishte 10 herë më shumë sharje se fjalori normal”.

Prigozhin mbërriti në Minsk, kryeqyteti i Bjellorusisë, të martën, sipas Lukashenko.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Llokma: 28/06/2023 16:01

    Me levizjen anti wagner Putin dergon logjistike ne Ukraine dhe Po ashtu Putin heq nga vetja krimet e luftes qe ka rusia duke ja faturuarr wagnerit jane inteligjent rusia ! Ama edhe ne afrike rusia po merr vendet ku Franca kishte influence kjo tregon qe edhe francezeve po jua fut Putin , pra edhe pse Franca ha me dy luge ja ka fut vetes , lind pyetja vertet mendon Erdogan qe rusia ka mie Turkun? Thjesht do ta perdore perkohesisht deri ne nje kohe tjeter nga 2030 kur tja fuse rusia edhe turkut sic po ja fut i direkt dhe francezve! Sot per sot u vertetua qe rusia paska qene superfuqi reale dhe i pjerdhka keto 7 vendet e tjera ! Per mua Gjermania dhe Italia duhet te rikthejne industrine e armatimit te rende dhe formohet EU MILITARY EXTENSION pra ushtri europiane varesi ministrive jashtme (private) pra e pavaruar nga NATO te jete vetem EU ! Nese krijohet me EU MILITARY SPECIAL forces me 100,000 antare special besoj EU e ka me te sigurt qendra saj te jete ose Italia ose Swiss ose San Marino ! Quditem si ish perandoria Romake me Itali Spanje Britain France kane rene aq shume si shtete militare sot aq sa duket sikur kane qene vetem vende dikur? Pra si shpjegohet nje spanje aq e lodhur pavarsisht potencialit nje France e vogel as sa ngjan nje vend ballkanik i modh , nje Itali qe ka rene ne depresion shume larg Romes e cila ka vetem disa hije te koloseut me rrethina?! Cfare Po e pjerdh Europen? Per mua arroganca dhe shkeputja nga realiteti! Qe keto 30 vite Europa e ka mendjen ne henë e ne mars dhe trupin ne kenetat historike! Sot stafeten antike historike te Europes po e mbajne Ruset bashke me ukrahinasit qe duket qe edhe pse ne rolin e humbesve ne kete lufte jane popull trim dhe lidhjen me antikitetin e deshmojne me faktin e sotem historik… Si do te jete Europa ne 2040? Po 2050? Une mendoj akoma me e dobet sesa sot !

    Përgjigju
    • Loti: 28/06/2023 17:04

      Mos po e merr ne qafe Amerika?

  • Altini: 28/06/2023 12:16

    Per tu pare eshte se si do perfundoj ky konflikt por si po shkojne gjeret cifuti do tja mbathi si beri amerika nga Afghanistani

    Përgjigju
    • Artan: 29/06/2023 01:21

      Cifuti ka per t'ia mbathur dhe ka per t'ua lene vendin ty dhe muzhikëve.

  • Zelensky: 28/06/2023 08:08

    Qe nga fillimi i luftes ky cifuti vetem mashtrime ka ber dhe vazhdon te bej , eshte nje qelbesire qe e futi popullin e tij ne lufte per te kenaqur boset e tij kokrra e ndyresires

    Përgjigju
    • Titi: 28/06/2023 10:59

      Cifuti lufton kunder pushtuesit apo tu thoshte mireseardhe? Putini shkoi ne ukraine si gangster dhe do iki di i dhjere. Eshte ligj; e drejta fiton.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

50 medikamente të reja për sëmundjet onkologjike, Koçiu: Shtim të numrit të fishave të diabetit falas

50 medikamente të reja për sëmundjet onkologjike, Koçiu: Shtim të numrit të fishave të diabetit falas