Lukashenko shkon në Rusi: Vumë ‘pikat mbi i’ me Putinin! Kievi: Rusët po synojnë të çojmë ushtrinë në krahun tjetër

Lukashenko shkon në Rusi: Vumë ‘pikat mbi i’ me Putinin! Kievi: Rusët po synojnë të çojmë ushtrinë në krahun tjetër

UKRAINË- Udhëheqësi i Bjellorusisë Alexander Lukashenko i ktheu vizitën liderit rus Vladimir Putin këtë javë. Nga Shën Peterburgu ai tha se ky samit vendosi disa “pika mbi I”.

Nga ana e tij, Putini e quajti samitin jozyrtar, "një mundësi të mirë për të diskutuar tema serioze", duke përfshirë lidhjet dypalëshe. Samiti jozyrtar përfundoi me një mëngjes pune në një muze rus në Shën Petersburg, ku udhëheqësit e Rusisë, Armenisë, Bjellorusisë, Kazakistanit, Kirgistanit, Taxhikistanit dhe Uzbekistanit panë një pjesë të një ekspozitë.

Ndërkohë, frika e shumë ekspertëve është një front i dytë lufte në Ukrainë, ai nga Bjellorusia. Këtë javë ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë njoftoi vendosjen e sistemit raketor rus S-400 në kufi. Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Bjellorusia i lejoi Rusisë akses të plotë në bazat e saj ajrore ushtarake për avionët ushtarakë rusë.

Ndërkohë, imazhe satelitore amerikane tregojnë 150 helikopterë dhe qindra automjete tokësore të stacionuara rreth 50 km nga kufiri ukrainas.

Zyrtarët e lartë ukrainas kanë paralajmëruar se Rusia mund të nisë një ofensivë të re të madhe nga fronte të shumta në fillim të vitit 2023, duke përfshirë një tjetër përpjekje për të pushtuar Kievin nga veriu.

Rusia është përpjekur prej kohësh të joshë Bjellorusinë për t'iu bashkuar drejtpërdrejt luftës së saj në Ukrainë. Si përgjigje, Ukraina po forcon mbrojtjen e saj në kufirin me Bjellorusinë dhe po monitoron nga afër njësitë bjelloruse dhe ruse në anën tjetër të kufirit. Sipas shefit të inteligjencës së Ukrainës, Kyrylo Budanov, aktiviteti ushtarak i Rusisë në Bjellorusi është përpjekje për të hutuar Ukrainën që të devijojë ushtarët e saj nga juglindja e vendit drejt veriut.

Situata në Ukrainë është e rëndë, ndërsa rusët godasin papushim infrastrukturën ukrainase. Që nga 26 dhjetori, rreth 9 milionë njerëz në rajone të ndryshme të Ukrainës janë pa energji elektrike.

B.K./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Dortmund dhe Bayern Munich barazojnë 1-1 në 'Klasike', bavarezët shkojnë +10! Dëmtohet Kane

GOLAT/ Dortmund dhe Bayern Munich barazojnë 1-1 në 'Klasike', bavarezët shkojnë +10! Dëmtohet Kane