Luksemburgu: Hungaria të
përjashtohet nga Bashkimi Europian

Luksemburgu: Hungaria të<br />përjashtohet nga Bashkimi Europian
Ministri i jashtëm  i Luskemburgut Jean Asselborn  ka kërkuar që Hungaria të përjashtohet nga Bashkimi Europian pasi sipas tij ka shkelur masivisht vlerat themeluese të Unionit.

Ministri mbrojti idenë e tij duke sjellë si shembuj trajtimin  e refugjatëve nga ana e qeverisë së Budapestit, pavarësinë në gjyqësor dhe lirinë e shtypit.

“ Hungaria nuk është shumë larg të të hapurit zjarr mbi refugjatët. Largimi i Hungarisë është e vetmja mënyrë për të mbrojtur vlerat e Unionit ”, shtoi Asselborn.

Ndërsa në reagimin e saj Hungaria tha se fjalët e ministrit nuk mund të merren seriozisht.

Hungaria iu bashkua Unionit në vitin 2001 ndërsa BE mund refuzojë një vend por kjo nuk do të thotë se ka fuqinë për të përjashtuar një vend ekzistues.
 
Ndërkohë në tetor hungarezët do të shkojnë në referendum sa i përket kuotave të refugjatëve.

Kryeministri Orban ka kritikuar planin e BE për të pritur 160000 refugjatë dhe qeveria e tij ka apeluar për një votë negative ndaj kësaj çështje.

Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri