Lul, munde 'Shtëpinë e Lirisë'

Lul, munde 'Shtëpinë e Lirisë'

Ilir Meta dhe Sali Berisha

Lulzim, nuk ka nevojë më, t’u shtrish “dorën” demokratëve, dhe ti ftosh ata në Partinë Demokratike. Tani ke rastin, që me votën e “85 per qind” të mbështetësve që të votuan në Qershor, ti tregosh ish-liderit historik, sa vlen ti. Dhe kjo arrihet me punë të sinqertë, përpjekje, dhe jo thirrje antiberishë, apo “ftesa” dhe “shtrirje dore”. Arrihet me takime derë më derë tek demokratët (paçka se një pjesë e tyre do të të thonë tradhëtar), arrihet jo duke mbajtur takime në lokale dhe salla që ruhen me policë, por duke u dalë ballazi anëtarësisë. Ndryshe, në 6 Mars Lul, do të marrësh prej tyre jo vetëm minimumin e votave, por edhe goditjen e rradhës nga Foltorja e njeriut “non-grata”. Munde “Shtëpinë e Lirisë” Lul, jo me akuza dhe përgjigje inatçore si “çun lagje”.

Trego ndryshimin. Lëre mënjanë “hazër-xhevapin” me Berishën, pasi ai nuk ka ç’humbet më, luan për “fitore” sepse humbjen e madhe e ka në xhep. Tregoi atij, se ti Lulzim Basha, ke patur të drejtë kur more vendimin në 9 Shtator, tregoi atij se, ke patur plotësisht të drejtë kur deklaroje se “mendove për fatin e PD, dhe jo interesave të Sali Berishës”.

Tregoi atij se, i ka mbaruar koha, se nuk mund të shkosh në fitore duke patur me vehte emrin dhe figurën e një politikani apo ish-lideri, që SHBA e ka shpallur “non-grata”, dhe se shumë shpejt do të ketë edhe një dosje korrupsioni ardhur nga DASH. Munde “Shtëpinë e Lirisë” Lul, dhe tregoi demokratëve të përçarë, se ti je përfaqësuesi legal dhe legjitim i Partisë Demokratike, tregoi shqiptarëve se ti, ke me vehte shumicën, tregoi Berishës, se ti ke patur të drejtë kur blindove partinë, dhe se selia nuk mund të merrej me dhunë nga turma dehëse e njeriut “non-grata”.

Munde “Shtëpinë e Lirisë” Lul, me votën e shumicës së demokratëve, dhe mos u trego shqiptarëve anekdota bajate me “LSI”-në dhe trekëndësha. Eshtë viti 2022 Lul, dhe nuk mund të bësh fushatë si në 2011 kur u bëre kryetar bashkie. Trego ndryshimin. Trego se je lideri asaj partie, dhe jo kryetar i zgjedhur nën hijen e ish-liderit.Munde “Shtëpinë e Lirisë” Lul, munde sa më parë, pa u kthyer Ilir Meta në politikë,sepse atëhere do ta ndjehesh vërtetë pamundësinë e vazhdimit të karierës tënde politike, qoftë edhe si kryetar i asaj partie. Mendo, se përballë teje, do të jenë Berisha-Meta…..ndoshta edhe Rama.

E ke nisur këtë betejë Lul, që duket sikur je i vetëm, por shoh tek ti optimizëm. Mendo pak më ndryshe. Ke me vehte mesazhet dhe mbështetjen e SHBA-ve, dhe kjo ndoshta mjafton për ty ? Padyshim të duhet edhe vota e shumicës së demokratëve Lul. Dhe pikërisht tani, ke rastin të tregosh se je kryetari, lideri, e ardhmja, ndryshimi, dhe njeriu që mbështesin amerikanët. Por mos harro Lul, votën e demokratëve, ajo vlen më shumë se asgjë tjetër për ty në këto momente.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gradishta: 04/02/2022 22:42

    Ok,Z.Ajazi Luli mundi shtëpinë e lirisë,se ajo ishte e mundur e binte erë pocaqillëk që pa lindur,por Luli kurrësesi nuk mund të shërojë atë që quhet PD apo opozitë pasi Luli së bashku me salinë kanë qënë e janë kanceri i opozitës dhe demokracisë në Shqipëri,dhe vetë demokratët e dinë që të dy kush më shumë e kush më pak i kanë duart me gjak shqiptarësh. Mbi këtë bazë demokratëve ju duhet një parti demokratike krejt tjetër qe lufton e mbron interesat e demokrat e të Shqiperisë,pa hienat dhe vampirët e tipit Sali e lulush e tërë sojin e sorollopit e tyre antidemokrat e antishqiptar.Demokrat të ndershëm ringrini PD të vertet për interes të demokracisë,Shqiprisë pa mbetjet Alla marksistë-leniniste të tipit Sali .

    Përgjigju
    • Erdi: 05/02/2022 14:52

      Sakte

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë