Ambasada italiane në Tiranë ka reaguar lidhur me operacionin "Lulet e Pranverës" që vuri sot në pranga 20 persona në Shqipëri dhe Itali.
Operacioni u zhvillua në bashkëpunim mes forcave policore të dy shteteve, ndërsa në pranga ranë 11 persona në Itali dhe 6 persona në Shqipëri. 7 të tjerë janë në kërkim.
Ambasada është shprehur e kënaqur lidhur me rezultatet e arritura nga ky operacion që ka zgjaur thuajse dy vite.
Personat e arrestuar dhe ata në kërkim ishin anëtarë të katër grupeve të veçanta kriminale italo-shqiptare, baza operative e të cilave ndodhej në Lecce me degëzime në qarqe të tjera të Italisë.
Ata merreshin me trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe mbajtje dhe futje në territorin kombëtar të armëve dhe municioneve luftarake.
"Arrestimet e kësaj mbrëmjeje janë një rezultat i rëndësishëm i arritur falë punës së përbashkët të kryer nga Skuadra e parë Hetimore e Përbashkët që i ka mundësuar magjistraturës dhe policisë italiane dhe asaj shqiptare të punojnë së bashku. Fuqizimi i bashkëpunimit dypalësh dhe atij ndërkombëtar rezulton të jetë mjeti më efikas në arritjen e këtyre rezultateve", ka deklaruar ambasadori italian në Tiranë Alberto Cutillo.
Mediat italiane raportuan që në orët e para të mëngjesit të sotëm se ishin më shumë se 100 karabinierë të komandës rajonale të Lecces dhe Guardia di financës që u angazhuan në një operacion të madh antidrogë.
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
54.9%
-
Jo
32.6%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 685
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ PSG përmbys 4-2 Cityn në derbin e milionave, fitojnë Interi dhe Milani! Real Madrid shënon pesë gola, Bayern turpërohet në Holandë
22 Janar, 23:02
-
Itali/ Kishte groposur mbi 2 kg kokainë në kopshtin pranë shtëpisë, arrestohet 39-vjeçari shqiptar me precedentë!
22 Janar, 22:55
-
Dhuna në Oborrin Mbretëror, Spahia: Princ Leka do ankimojë vendimin, i motivuar politikisht! Çaça: Duhej të ishte dënuar edhe Elia
22 Janar, 22:40
-
Zyrtare/ Bologna i përmbysi në Champions, Dortmund shkarkon trajnerin Nuri Sahin
22 Janar, 22:29
-
Serbia 'mobilizohet' për zgjedhjet në Kosovë
22 Janar, 22:25
-
Detaji i dosjes/ Pretendimet e Elia Zaharias në Gjykatë: Mora lëndime nga shtyrja prej Lekës!
22 Janar, 22:04
-
Mourinho bën 'shopping' në Paris, Milan Skriniar përforcon Fenerbahcen
22 Janar, 21:52
-
Dhuna në Oborrin Mbretëror, REPORT TV zbardh vendimin e Gjykatës: Sherri nisi për një dollap mes Gjergj Zaharisë e Princ Lekës! Ja pse u shfajësua Elia
22 Janar, 21:51
-
10 vite stërvitje dhe dietë ekstreme, njihuni me 25-vjeçarin kampion që sakrifikon për Bodybuilding
22 Janar, 21:47
-
Nga Budapesti në Shkodër, 300 objekte shqiptare do ekspozohen për herë të parë
22 Janar, 21:22
-
Zbulohet çfarë shkruhet në letrën që Joe Biden i la Trumpit në Zyrën Ovale
22 Janar, 21:16
-
Pentagoni do të dërgojë 1.500 trupa aktive në kufirin me Meksikën, thonë zyrtarët
22 Janar, 20:54