Luli, më në fund ka nisur të bëjë opozitë

Luli, më në fund ka nisur të bëjë opozitë

Kryedemokrati Lulzim Basha

Duke i dhënë fund “dualizmit” në parti, Lulzim Basha ka nisur të bëjë më në fund opozitë në sallën e Parlamentit. Ngrihet pas çdo replike, përmëndje emri, ngrihet pas çdo fjalimi të kryeministrit, flet, akuzon, trash zërin, nis avazin e vjetër, dhe pastaj sërish kërkon fjalën. Duke shkelur rregulloren e Parlamentit, dhe duke mos ditur çfarë kërkon në ndërhyrjet e tij, Lulzim Basha po shfaqet së fundi, si “opozitar i fortë” dhe thotë se “akuzat e tij për inceneratorët janë të vërteta”.

Edhe pse akoma nuk u ka dhënë fund trazirave brenda partisë tij, edhe pse pret me ankth vendimin e gjykatave për fatin e tij si kryetar i PD-së, ai nuk mungon të shfaqet më në fund si “zë i fuqishëm opozitarist”. Është ai, Lul Basha, që deri para 9 Shtatorit, nuk nxirrte zanore pa marrë lejen nga “babai politik”, është ai Lul Basha që ka humbur 5 palë zgjedhje, që ka humbur legjitimitetin për të qenë kryetar partie, është Lul Basha që pas 8 vitesh kujtohet dhe deklaron “ndarjen nga e kaluara, ndarjen nga 21 Juanarin, Gërdeci, Rruga e Kombit” etj.

Si mund t'i besosh Lulit sot, kur ka dhënë prova se, duke akuzuar ka përfituar, si mund ti besosh Lulit sot, kur duke trashur zërin dhe duke vënë gishtin mbi ministrat dhe kryeministrin, akoma nuk ka “pastruar” emrin e tij nga proceset gjyqësore? Atëherë, cilin Lul të besojmë, atë të para, apo pas 9 Shtatorit, atë të para apo pas 25 Prillit? Jo, nuk mund ti besosh më një politikani dështak, ashtu si  nuk  mund ti besosh më kurrë as “babait tij politik”.

Mes tyre ka 3-4 muaj që ka nisur beteja për të rimarrë dhe mbajtur  partinë, mes tyre ka kohë që ka nisur lufta akuzave dhe kundërakuzave, mes tyre do të ketë thellim të skandaleve, dhe shqiptarët nuk mund të jenë dhe bëhen pjesë e tyre. Lulzim Bashën nuk e pengonte askush, të ishte pranë të pastrehëve nga tërmeti, nuk e pengonte askush të ishte pranë qytetarëve qysh në nisjen e pandemisë, nuk e pengonte askush të nxiste vaksinimin, por ai me ndërgjegje të plotë ka qenë pengues, akuzues dhe fallcifikues i rëndomtë.

 Lulzim Basha, vjen nga  e shkuara e Partisë Demokratike, vjen nga e shkuara e politikës, dhe nuk mund të mashtrojë askënd duke deklaruar se “po ndahemi nga e kaluara e korruptuar dhe inkriminuar”. Askush nuk e beson sot Lul Bashën, jo sepse janë me Sali  Berishën. Por sepse ai ka qenë dhe mbetet një kontribues rradikal i sabotimit të çdo procesi progresist që ka patur vendi, duke dëmtuar rëndë madje, edhe shëndeti e shqiptarëve. Lul Basha, përfaqëson partinë e regresit, dhe mbetet përfaqësuesi më i denjë i një politike destruktive, e cila rrezikon ta shpjerë  vendit drejt greminës.

Kryeministri Edi Rama, mbetet garancia më absolute ndaj një agresiviteti të pazakontë të segmenteve regresive të politikës, që po përpiqen të pengojnë, përgojojnë, dhe dëmtojnë, jo vetëm proceset integruese, investuese, por edhe iniciativat që lidhen me shëndetin e shqiptarëve.Duke baltosur gjithçka lidhet  edhe me luftën e mjekëve në këto kohë kaq të vështira të pandemisë,partia e mbetur e Lul Bashës ka humbur përfundimisht respektin e shumicës së shqiptarëve. Të bësh opozitë me krizat dhe pandemitë, do të thotë të jesh i vogël jo i madh, do të thotë të jesh dritëshkurtër dhe jo vizionar, do të thotë të jesh e shkuara dhe jo e ardhmja, o Lul.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro