Lulja e Poetit, e magjishme mes maleve të Klosit! Prej javësh ka tërhequr vizitorë: Mrekulli e natyrës, por duhet infrastrukturë më e mirë

Pasi kemi ecur për 1 orë e 30 minuta mes pyllit me pishë të zezë e herë-herë kodrave të zhveshura pa bimësi, kemi mbërritur në "Livadhet e Ketit". Ngjitja nga qendra e njësisë administrative Xibër, deri në destinacion është afro një orë në këmbë, në një terren jo shumë të vështirë.

Këto livadhe në fshatin Xibër të Bashkisë së Klosit, prej një muaji janë mbushur me lule të bardha. Quhet (Narcissus poeticus) ose Lulja e Poetit. Panorama është mahnitëse, nga do hedh sytë sheh veç bardhësi. Bashkë me ne në këtë udhëtim të parë drejt Livadheve të Ketit janë mësuesit Gazmir e Dylber Sejdi dhe gazetari Sami Curri.

"Erdhëm në livadhet e Ketit për të parë lulen e Poetit, qenka mrekulli shiko është pafund me lule të tilla. Ka edhe në zonën tonë por janë të pakta, ndërsa këtu qenka një mrekulli. I ftoj të gjithë të vijnë dhe ta shikojnë", tha Gazmir Sejdi drejtor i shkollës Shefqet Tançi, Bulqizë.

"Sot me një grup prej 4 vetash erdhem Ziber Hane në një zonë të Klosit me lule shumë të bukura me një lule që rron pak ditë që çelen krijon një bukuri të jashtëzakonshme. U bëj thirrje të gjithëve të vijnë dhe të shohin këtë bukuri të jashtëzakonshme", tha mësuesi Dylber Sejdi.

Ky oaz i mrekullueshëm shijohet për momentin vetëm nga vendasit, por me përfundimin e punimeve të Rrugës së Arbrit, "Livadhet e Ketit" do mund të njohin vizitorë nga mbarë vendi, pse jo dhe turistë të huaj. Përmes Rrugës së Arbrit, njësia administrative Xibër është vetëm 25 kilometra nga Tirana. Më tej, ngjitja në këmbë në shtegun malor me gjatësi 8 km.

 "Udhëtimi shumë i bukur pak vështirësi në ngjitje për shkak të orarit të përshtatësh,sepse erdhëm në kohë dreke, por gjithë lodhja e rrugës prej afro 1:30 u shpërblye me një super panoramë, natyrë e mrekullueshme. Në të gjithë udhëtimet e mia është kam bërë në Dibër, kjo është ndër më të bukurat ëq jam mahnit, që sapo kam dalë në kodër kur kam parë lulen e Poetit ose siç i thonë banorët e zonës lulja e Batrës. Është një lule që lulëzon në Maj. Gjë e bukur dhe për tu vlerësuar është se me ndërtimin e trasesë së rrugës së Arbrit ka bërë që të vijnë shumë vizitorë, turistë përpos banorëve të zonës. Kjo është bërë e mundur nga promovimi në rrjetet sociale nga dashamirës të natyrës. Më vjen mirë që edhe ne erdhëm falë këtij promovimi për të parë këtë mrekulli që vetëm natyra e Matit, Dibrës ta ofron", tha gazetari Sami Curri.

Kjo lule e rrallë, rritet në lartësinë 1.100 deri në 2.060 metra mbi nivelin e detit dhe lulëzon vetëm gjatë muajit Maj.

“Lulja i poetit” prej javësh ka tërhequr vizitorë, kryesisht banorë të fshatrave përreth. Përveçse është shumë e bukur, aroma e lules është po aq e magjishme sa dhe vetë legjenda e saj prej nga ka marrë edhe emrin.

"Këtu jemi në pikën turistike të Xibrit, me emrin livadhet e Ketit, është një zonë e bukur turistike që fshati e njeh me emrin lulja e Batrit. Lule batre 1800 metra mbi nivelin e detit. Shkolla e Xibrit vazhdimisht piknikun e kryenin në këtë zonë në pranverë. Me ndërtimin e rrugës së Arbrit do të thithë shumë turistë.  Kjo lule zgjat një muaj, e ka filluar çeljen me një Maj. Tani më thanë se mund të hapin dhe një makinë për të ardhur këtu", u shpreh Xhemal Almeta, mësues në pension.

Banorët kërkojnë që rruga rurale përmes fshatrave që të ccon në këto livadhe të asfaltohet në mënyrë që gjithë zona të njohë zhvillim ekonomik përmes turizmit malor. 

"Këtu jemi në njësinë administrative Xibër, në livadhet e Ketit, është mrekulli e natyrës, por duhet të ketë infrastrukturë më të mirë që të presë më shumë vizitorë. Ne ishim me familje për të parë këto lule, vend i mrekullueshëm. Shpresojmë të kemi më shumë vizitorë vitin tjeter, me hapjen e Rrugës së Arbrit për ta frekuentuar më shumë vizitorë. Nga rruga kryesore e këtu është 1:30 minuta me këmbë", thotë një banore e zonës.

"Këtu kemi një natyrë e veçantë, siç është kjo lule pavarësisht që kemi mungesë rruge. Me ardhjen e rrugës së Arbrit do kemi më shumë vizitorë, për fëmijët kemi ardhur më shumë", u shpreh një qytetare.

"7 km është gjatësia nga Rruga e Arbrit deri këtu", tha një banore.

 "Është një vend turizmi kemi ardhur me gjithë familje, jam nga Xibri banor i zonës kemi ardhë për qejf me gjithë familje. Panoramë e jashtëzakonshme, pavarësisht se nuk ka rrugë kemi ecur 1:30 minuta ne kërkojmë që të asfaltohet nga qendra e Xibrit e deri këtu. Kërkojmë sa më shumë investime dhe shpresoj të vijnë nga të gjitha anët e Shqipërisë. Kjo lule cel për 40 ditë, më pas thahet, ka një aromë të mirë. Ne i themi lule batre", u shpreh një qytetare e zonës.

Edhe pse vendasit i thonë lulja e Batrës, emrin e ka (Narcissus poeticus) apo Lulja e Poetit. Emrin Narçis e ka marrë nga greqishtja e lashtë sipas fjalës “narkào” kuptimi i së cilës është “trullosje” ose “mpirje”, që shkaktohet prej përmbajtjes së një alkaloidi toksik që gjendet tek bima. Një tjetër shpjegim për emrin e bimës lidhet me një mitologji greke. Narkicos ishte një djalë i ri që e adhuronte veten dhe pasqyrimin e tij aq shumë, sa u mbyt i dashuruar pas vetes. Pikërisht prej kësaj legjende, lulja simbolizon egoizmin dhe narcizmin.

Përveçse është një lule shumë e bukur dhe me aromë unike, ajo përdoret dhe në industrinë e kozmetikës. Në vendin tonë, përpos Klosit, lulja e poetit gjendet në sipërfaqe më të vogla në Malin e Dajtit dhe në luginën e Novosejt në Kukës.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Clapper alternativa e TikTok, po aq e rrezikshme? Ministrja Muzhaqi: Kemi ndërmarrë nisma në shkolla që fëmijët të kalojnë kohë produktive

Clapper alternativa e TikTok, po aq e rrezikshme? Ministrja Muzhaqi: Kemi ndërmarrë nisma në shkolla që fëmijët të kalojnë kohë produktive