8 Marsi, mesazhi për gratë dhe vajzat i Luljeta Bozos, jeta dhe karriera e inxhinieres që u bë deputete! Në fund një surprizë nga stërmbesa Mara

E ftuar sot në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte Profesoresha dhe Inxhinierja Luljeta Bozo.

”Unë mendoj se kjo ditë, pra 8 marsi, është festë, por dhe protestë” e nis kështu rrëfimin inxhinierja e njohur që na ka qetësuar të gjithëve gjatë tërmetit që ra në Shqipëri nëntorin e vitit 2019.

”Sipas mendimit tim, pabarazia nis që në familje, ku fëmijët shohin marrëdhëniet e prindërve, pra çdo gjë në një shtëpi nis nga niveli i gruas” vazhdoi më pas ajo.

”Në ditët e sotme, gruaja duhet të ketë pavarësi financiare dhe në opinionin tim, sa më shpejt të krijohet familja, aq më mirë është” theksoi më pas ajo.

Sipas Luljetës, sot jeta është bërë më e lehtë për një grua, pasi i ka të gjitha gjërat gati. “Në kohën time, kur u martova unë, nuk kishim as televizor, as lavatriçe, ndërsa sot jeta e një gruaje është më e lehtë” vazhdoi më pas profesoresha.

 “Gjithë jetën time nuk e kam ndarë librin nga dora, jam ushqyer mirë dhe kam punuar gjithmonë, këtë gjë ua them shpesh dhe brezave të rinj. Gjatë intervistës, zonja me flokë të bardha u surprizua dhe nga i biri, regjisori i njohur Petri Bozo.

”Lule, siç e thërrasim ne, është frymëzim për të gjithë, ajo është stërgjyshe dhe urojmë shumë që të na bëj dhe katragjyshe” tha Petri në lidhje direkte. Më pas ai shtoi se në familjen e tij festat e 7-8 marsit festoheshin bashkë, pasi Luljeta ishte dhe nënë dhe mësuese” vazhdoi ai.

Më pas Luljeta u surprizua nga stërmbesa, Mara, e cila i solli një tufë me lule me një pusullë nga stërnipat dhe stërmbesat. Në karrierën e saj profesoresha liston 33 libra profesional në fushën e inxhinierisë. Studimet i ka përfunduar fillimisht në degën Inxhinieri Ndërtimi pranë Universitetit të Tiranës në vitin 1965, ndërsa me pas doktoraturën, po këtu në vitin 1989. Përgjatë gjithë karrierës, Luljeta ka qenë e angazhuar në sferën akademike, duke numëruar 52 vite në pedagogji, ku prej vitit 1994 mban titullin Profesor. Ende sot ajo e vazhdon mësimdhënien, ndërsa që prej vitit 2011 Luljeta është anëtare e Shoqatës Amerikane për Përparimin e Shkencës. Në Zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, profesoresha u zgjodh deputete e Kuvendit të Shqipërisë. Gjatë karrierës së gjatë, ajo ka qenë Profesore e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, shefe e Katedrës së Konstruksionit, shefe e Sektorit të Gjeoteknikës, zv/dekane e Fakultetit të Inxhinierisë Ndërtimit, anëtare e Këshillit Shkencor të Universitetit të Tiranës, anëtare e Senatit të Universitetit të Tiranës,  si dhe anëtare e Këshillit Shkencor të Fakultetit të Inxhinierisë. Në vitin 2011 inxhinierja u bë dhe anëtare e Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave, ndërsa në 2018 ka marrë titullin “Profesor Emeritus”.

MC/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi