Teksa vëreja sulmet e ish-komunistëve të konvertuar në anti-komunistë të dhunshëm kundër Inxh. Luljeta Bozo, mu kujtua një pasazh rreth gjykimit që Gjenerali rus Akromev kishte mbi këtë specie të mjerë politike.
Gjenerali Akromev ka qenë Marshall i Bashkimit Sovjetik dhe Shef i Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë së BS.
Në një letër para se t’i jepte fund jetës, shkruante: “Nuk mund të jetoj tek shoh Atdheun tim qe shuhet, tek shoh që shkatërrohet gjithçka që i jepte kuptim jetës time.”
Ndërkohë, para se te vdiste, kishte dhënë një interviste me natyrë profetike. Kishte pohuar se rreziku më i madh për Atdheun do të jenë komunistët e konvertuar në antikomunistë. Sipas tij, një person që e ka shkelur betimin solemn një herë, mashtron gjithë jetën!
Nëse ka akoma në politikën shqiptare një humus kulturor komunist (jo ideologjik, por praktik) të konservuar akoma, ai gjendet në trajtën e gjuhës së dhunshme të disa drejtuesve të Opozitës të cilët ngjyrën e kuqe komuniste e kanë kthyer në blu e cepat e yllit të kuq në gishta të ngritur përpjetë si maja cfurku me ia fut në sy kujdo që ka mendim të lirë.
A ka parti me mendësi më komuniste se PD, ku nga gjithë themeluesit e saj, ka mbetur i vetëm veç kryetari de facto i saj?! Si mundet të akuzojë për nostalgji ndaj komunizmit dikush që është trajta më e shëmtuar e komunizmit alla shqiptarçe?
Mënyra e të bërit politikë e kësaj specie politike ka shtyrë shumë shqiparë që, pa faj dhe nga refuzimi i kësaj mënyre, shikojnë diktatorin E. Hoxha me njëfarë simpatie pasi përnjëmend përballë disa personazheve groteske të Opozitës, ai kishte më shumë sens shteti.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.1%
-
Të gabuar
81.6%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4094
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!
25 Dhjetor, 18:53
-
Protesta e Berishës, Faik Basha: Rëndësi ka cilësia, jo numrat! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale
25 Dhjetor, 17:47
-
Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!
24 Dhjetor, 21:06
-
Protesta e PD/ Ngjela për Report Tv: Kur nuk ke mbështetje, krijon akte dhune! Berisha duhet të ikë
24 Dhjetor, 19:11
-
Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?
24 Dhjetor, 18:50
-
Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës
24 Dhjetor, 18:33
-
Përplasja fizike në Kuvend, Luan Baçi i del në mbrojtje Agron Shehajt, kundër Flamur Nokës
24 Dhjetor, 18:31
-
Rrëzohen të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Elezi: Akt tradhtie, Berisha shiti zgjedhjet! Kulluri: Shqiptarët do zgjedhin rreth 20 deputetë
24 Dhjetor, 18:03
-
Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)
24 Dhjetor, 16:59
-
Gjykata Kushtetuese rrëzon ankimimin e partive të vogla për Kodin Zgjedhor: Pretendime të pabazuara, nuk cenohet barazia para ligjit (VENDIMI)
24 Dhjetor, 16:23
-
Protesta e PD-së, Martin Leka në Report Tv: Po kthehet në rutinë, Berisha nuk ka njerëz! Përdor propagandë për të karikuar simpatizantët! Më shumë kishte policë
24 Dhjetor, 13:56
-
Humbi ndjenjat në protestë, videoja që rrëzon pretendimin e Gjekmarkajt! QSUT: S'ka problem shëndetësor! Policia: S'e goditi askush! Deputeti: Më shtynë brutalisht
24 Dhjetor, 11:02
Që fjala opozitë duhet shkruar me O të madhe shtypi e shkrimi në një vend demokratik,është mëse e drejtë. Por kjo opozita jonë këtu në Shqipëri është për të ardhur keq, është skifo dhe duhet shkruar me o të vogël, mikroskopike. Se një opozitë në zullum, nuk të nxjerr nga zullumi, por të fundos këmbë e krye. Shqiptarët janë në zullum...pse duhet ta ndërrojmë zullumin? Unë votoj ndryshimin, kur ka vlerë të shtuar, por jo kur vlera e shtuar është ZERO!!!
PërgjigjuNe rast se ne gjermani dikush do kishte thene qe periudha e Hitlerit ka patur me te mira se tani ai do te perjashtohej 1 here e mire nga politika. Mendoj qe ka bere gabim Luljeta dhe nuk duhet te ndahemi ne kalne disa e shajne e disa e mbrojne. Ajo duhet te kerkoje falje piblike dhe raste te nostalgjise se Enverit as qe duhet te kate pavaresisht se plotika e tanishme eshte e keqe. Me sa duket edhe vete autori i artikullit eshte enverist ne subkoshiencen e vet. Pika qe si bie per analizrn qe ben
PërgjigjuNjoftohu mire o shoku per politiken ne Gjermani. Luljeta Bozo nuk ka perse te kerkoje falje, ajo tha nje te vertete qe te gjithe e mendojne por nuk kane kurajon ta thone. Prandaj Shqiperia eshte katandisur keshtu per 30 vjet rresht. Po ketij populli mire ti behet qe jane vetem disa si like injoranti e kokemadhi, mona surrat kali, salqeni, lulka e gjithe ata pseudo politikan qe pasurohen duke vjedhur e shkaterruar Shqiperine
Standing ovation! Të lumtë!
Përgjigju