Lulzim Basha, bashkëbisedim me të rinjtë: Rinia shqiptare 30 vite më parë rrëzoi diktaturën, edhe ne sot duhet ta mbështesim (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa ka bërë një paralelizim të rinisë së 30 viteve më parë për të cilën tha se rrëzoi një nga diktaturat më të egra të Evropës, i bëri thirrje të rinjve shqiptarë sot që të marrin në dorë sfidat e forta që vendi ka përpara.

"Sot kemi të bëjmë me një rini edhe më të ditur, edhe më të përgatitur. E vetmja gjë që duhet të bëjmë është t'ju japim mbështetje juve. Qeveria e ardhshme do t'i hapë rrugën rinisë". tha Basha.

Ketë deklaratë ai e bëri gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë finalistë të Debatit Kombëtar të organizuar nga EDYN, Rrjeti i të Rinjve Europianë për Demokraci. Basha tha se fytyra e ndryshimit në Shqipëri ka qenë gjithmonë fytyra e rinisë.

"Dhe sot Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për ndryshim. Ndryshimi është një nevojë e brendshme e çdokujt, sot më shumë se kurrë, te djathtë dhe të majtë, demokratë dhe socialistë, e të gjithë të tjerët. Por ndryshimi nuk është abstrakt. Ka një domethënie për këdo. Ka domethënie të dhimbshme për ato familje që nuk sigurojnë dot ushqimin e përditshëm sot, apo nuk blejnë dot ilaçet për COVID-in. Ka një domethënie për ata si ju, që preokupoheni jo vetëm për të sotmen, po akoma më shumë për të nesërmen. Dhe me shumë kënaqësi dëgjova që disa prej temave që keni prekur, kanë të bëjnë pikërisht me mënyrën se si duhet të vijë ky ndryshim. Ndaj, është shumë e rëndësishme që brezi i ri të trajnohet, të dëgjojë edhe përmes përfaqësuesve të spikatur siç jeni ju, dhe të bëjë të vetën sensin e përgjegjësisë individuale dhe të përbashkët për familjet tona dhe për shoqërinë tonë", - u shpreh Basha.

Teksa u ka prezantuar planin e PD-së, Basha i tha të rinjve se mundësitë e Shqipërisë janë që çdo vit 10 mijë më të mirët të përfitojnë një stazh 1 vjeçar me një pagesë prej 300 mijë lekë të vjetra në muaj, për të bërë urën nga bankat e shkollës tek tregu i punës.

"Për të gjitha familjet me të ardhurat nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj mund të financohet 100%, subvencionohet 100% tarifa, pra që mos paguajë tarifë as për bachelor as për master", - tha ndër të tjera kreu i PD-së.

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lulush: 21/12/2020 18:40

    Lulush bibilush haj nonje koqe rrush.

    Përgjigju
  • O tej: 21/12/2020 17:00

    Lulezim Basha duhet te liroj bithen nga shalat e ngjitme pastaj te diskutoj cfar te doje per kete duhet te bej konsulte me Gaz Bardhin se ja di kimetin bythes si shok i Tores

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez merr nëpër gojë Shqipërinë! Gënjen publikisht për votat e 'Topit të Artë'

VIDEO/ Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez merr nëpër gojë Shqipërinë! Gënjen publikisht për votat e 'Topit të Artë'