Lulzim Basha dhe pasoja fatale e “atvrasjes” me 8 vite vonesë!

Lulzim Basha dhe pasoja fatale e “atvrasjes” me 8 vite vonesë!

Megjithëse ia shprehu babait të tij politik, dashurinë e përjetëshme edhe me shkrim në librin “Misioni im”, Lulzim Basha u detyrua pas 25 prillit që ta vriste atë. Duke zgjedhur mes SHBA dhe Sali Berishës, anën e aleatit strategjik të Shqipërisë dhe të PD, Lulzim Basha i hapi më në fund vetes dhe opozitës shqiptare një prespektivë të re politike për të ardhmen.

Pavarësisht lëvizjes që kërkon të nxisë, përmes turit të takimeve me militantët e bazës, Sali Berisha tashmë është thjeshtë e shkuara. Ndërsa Lulzim Basha, e ardhmja e PD dhe e së djathtës shqiptare. Kur vjen puna për të kuptuar se nga po anon peshorja e pushtetit, instikti i qytetarëve nuk gabon kurrë. Ndaj nuk ka as më të voglin dyshim, se kë do të zgjedhin edhe vetë demokratët, në fund të kësaj historie.

Akti i “atvrasjes” politike, është vendimi më i rëndësishëm që Lulzim Basha ka marë deri tani në karrierën e tij, duke i hapur vetes dhe opozitës portën që i çon drejt pushtetit. Vendimi për të larguar Sali Berishën nga Grupi Parlamentar i PD, pas shpalljes së tij “non grata” nga SHBA, ishte shpata që preu “Nyjen Godriane”. Pas kësaj, vetëm Lulzim Basha mund ta pengojë Lulzim Bashën, në rrugën drejt realizimit të ëndrrës kryeministrore.

Sa më shumë orë dhe ditë kalojnë, nga vendimi i madh që mori, aq më shumë po kuptohet se përse bota nuk u përmbys. Se dielli lindi jo vetëm të nesërmen në mengjes, por edhe çdo mëngjes tjetër të kësaj jave, që sapo kaloi. E se jeta vazhdon dhe do të vazhojë, si edhe më parë në histori. Ashtu siç ka ndodhur edhe pas ikjes së Ismail Qemalit, Fan Nolit, Ahmet Zogut, Enver Hoxhës, Ramiz Alisë apo Fatos Nanos.

Kaq mjafton për të kuptuar, sesa gabim e ka patur Lulzim Basha kur nuk e ndëmori këtë akt, që në vitin 2013 kur u ngjit në krye të PD dhe Sali Berisha deklaroi se do të largohej. Ai e ka kopjuar gjithë rrugën që Edi Rama përshkoi për tu ngjitur në majën e PS, duke ndjekur trajektoren e tij politike, përmes kalimit nga zyra e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Por në të vetmin rast që nuk e bëri, duke mos patur as guximin dhe as stofin e duhur, dështoi.

Edi Rama e vrau babain e tij politik Fatos Nano, menjëherë pasi u zgjodh në krye të PS, që në vitin 2005. E pas kësaj, iu deshën dy mandate në opozitë, të mbushura me 8 vite luftë për tu bërë kryeministër e rikthyer socialistët në pushtet. Dy liderët e PS të këtyre 30 viteve, kanë tani një raport të shkëlqyer njerëzor e politik, siç Lulzim Basha bënte sikur me Sali Berishën gjatë 8 viteve të shkuara në opozitë.

Atvrasja e ndihmoi Edi Ramën, për tu bërë shumë shpejt edhe Kryetari real i PS, edhe lideri “de facto” i opozitës së majtë deri më 2013. Megjithë betejat e jashtëzakonshme politike që iu desh të zhvillonte, derisa ia doli të bëhej Kryeministër, sa më shumë kohë kalonte nga largimi i Fatos Nanos aq më shumë forcohej lidershipi i tij. Çka e ndihmoi Edi Ramën, që të maksimizonte rreth vetes, të gjitha votat dhe mbështetjen politike të opozitarëve të asaj kohe.

Këtë rrugë duhet të ndiqte edhe Lulzim Basha që në vitin 2013, në mënyrë që përgjatë 8 viteve që lamë pas të përshkonte ciklin politik që mund ta kishin bërë pas 25 prillit 2021, Kryeministrin e qeverisë së re të sapo votëbesuar në Parlament. Por meqenëse këtë gjë nuk e bëri në kohën dhe në vendin e duhur, ai i humbi fatalisht 8 vite të karrierës politike, vetëm për faj të pafuqisë së tij para Sali Berishës.

Me aktin e vonuar të atvrasjes politike, Lulzim Basha i dha vetes një mundësi të dytë, për të realizuar me sukses atë që nuk arriti herën e parë. Gjatë këtij mandati të ri opozitar deri në zgjedhjet e 2025, Lulzim Basha duhet të fitojë jo vetëm betejën e sapo nisur me Sali Berishën brenda PD, por edhe atë me Ilir Metën dhe LSI brenda opozitës.

Ky hap do ti japi më në fund Lulzim Bashës, pushtetin real dhe lidershipin e munguar, brenda së djathtës shqiptare. Pas zgjedhjeve të 2025, ai ka shansin e fundit për të përshkruar në 4 vjet rrugën për rikthimin e pashmangshëm në vitin 2029, të PD dhe opozitës së sotme shqiptare në pushtet. Këtu buron me sa duket, edhe sigura e Edi Ramës, që flet dhe punon për realizimin e projektit të Shqipërisë së vitit 2030.

Këtë dhuratë të paçmuar socialistëve dhe Edi Ramës, për të synuar qëndrimin 4 mandate radhazi në pushtet, ia bëri Lulzim Basha. Jo përmes ndonjë marrëveshje okulte, siç predikojnë konspiracionistët e propogandës opozitare sot, por me vonesën e tij fatale për të vrarë politikisht Sali Berishën që në 2013.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Deri: 19/09/2021 03:46

    Vetem Fatos Nano qe burre, vrau baben (Enverin) dhe memen (Nexhmijen) dhe tani Basha. Do e vrisni kete babe Ramen apo merret Veliaj me ate pune....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia

Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia