Lulzim Basha do pushtet pa lëvizur nga vendi

Lulzim Basha do pushtet pa lëvizur nga vendi

Lulzim Basha

Duhet një qeveri tjetër, thotë Lul Basha. Jam dakord. Duhet. Qofte edhe për të trazuar ujin e ndenjur e erëkeq në shumë sektorë. Duhet edhe për të balancuar pushtetet ne nje periudhe qe i afrohemi, ne mos jemi ne pushtet autokratik, edhe për faj e falje te opozitës.

Por si? Me lutje? Ne një krahasim te shpejte mes Bashës dhe Ramës; Basha nuk krahasohet me Ramën si kryetar bashkie.

Basha nuk krahasohet me Ramën si kryetar opozite. Basha nuk u nda me Berishën si Rama me Nanon. Basha nuk beri aleance me LSI si Rama e beri, e as nuk bashkoi gjithë demokratet e larguar apo qejfmbetur si Berisha e beri.

Basha nuk u tregoi vendin shushunjave me nje taksi elektorat si e beri Rama. Basha nuk udhëheq reagimin politik disa muaj para zgjedhjeve si Berisha ne 2005, apo Rama në 2013. Madje, madje për të bindur votuesit, Basha nuk nxjerr as një kabinet qeveritar.

Me kë do të drejtojë nesër, cila do të jetë qeveria e re? Meqë jemi në sezon pandemie, vaksinimi, spitalesh etj, kë ka menduar Basha si ministër (ministre) shëndetësie?

Meqë ministria më e sulmuar nga opozita dhe Basha personalisht edhe me betimin e fortë “do kalojnë mbi trupin tim”, është ajo e Brendshme, kush është personi që Basha ka menduar për këtë post?

E nëse financat dhe ekonomia shqiptare sipas Bashës janë në rrënim, apo gremisur në humnerë tashmë, kush është shpëtimtari që premton fuqizimin e saj?

Të paktën këto tre shtylla të kabinetit të ardhshëm, Basha edhe mund t’i rreshtojë, që njerëzit të bëjnë ndonjë krahasim, ndonjë dallim dhe të tundohen për votim.

Sepse duhet të besh dhe diccka vetë, jo vetëm të presësh nga rrjetet sociale. Të cilat, falas apo me porosi, janë duke bërë në fakt opozitën reale.

Vetë Basha ccfarë po bën, përveçse rri poshtë fikut duke pritur të këputet kokrra e pushtetit e t’i bjerë në gojë?

Minimumi qe duhet te beje Basha është të na ofrojë një ekip që në letër është më i mirë se ai i Ramës. Ose më thjeshtë farë: çfarë do bëjë më mirë. Oferta e tij. Qoftë edhe duke na gënjyer.

Nëse nuk bën as kaq, kam frikë se as bifteku i Nusretit e as makutëria e pashpirtësia e Tires nuk do ta ndihmojnë t’i marrë timonin Ramës që as ka nderëmend ta lëshojë.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ta them une: 15/01/2021 00:44

    Minister te Brendshem Klevis Spiun Balliu Minister Kulture dhe kurverie Ervin Salianji Minister Ekonomie Flamur Magjar Noka Minister Shendetrsie Nard Magjar Noken etj

    Përgjigju
  • Taipi: 14/01/2021 19:41

    Si te mesojme arithmetike: Luli lyevi dy peme monika lyevi tre Sa peme u lyen? Tha mesuesja... ta them une tha Tili. E Tili.. dy e ghysem mesuese.. Jo Tili bejne pese.. Po jo mesuese ata i kishin lyere pergjysem...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!